Siç raporton RTK-ja, ai përgëzon udhëheqjet politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan siç thotë ‘angazhim serioz dhe të palëkundur gjatë dialogut.’
“Zbatimi i marrëveshjeve midis Beogradit dhe Prishtinës në veri të Kosovës mbetet një sfidë kryesore,” shkruan në raportin e tij sekretari Ban për të shtuar se ‘në këtë drejtim angazhimi i Beogradit me serbët e Kosovës mbetet i rëndësishëm.’
Ai thotë se këto përpjekje ‘duhet të plotësohen me shtrirje të dorës nga ana Prishtinës, duke i ofruar siguri popullsisë lokale.’
Në mënyrë që të shmangen tensionet dhe arrihet sukses, Ban thotë se është e rëndësishme që ‘edhe serbët lokalë të Kosovës ta shohin veten si palë e interesuar në proces.’
“Trashëgimitë e pazgjidhura të konfliktit, përfshirë edhe rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës dhe vepra të tjera penale, duhet të mbeten prioritete kyçe,’ thuhet në raportin mbi Kosovën të sekretarin Ban ki Moon, që përfshin një periudhë të zhvillimeve prej 23 prillit deri më 15 korrik.
Raporti do të shqyrtohet në një seancë të veçantë të Këshillit të Sigurimit më 29 gusht nën kryesimin e Argjentinës, takim ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq./kohanet/