Berisha: Edi Rama ka vjedhur votat nëpërmjet krimit dhe parave të pista

57

berisha sadKryeministri i humbur Berisha, në një komentim sot në rrjetin social Facebook, ka ringritur sërish teorinë e alibisë së humbjes së tij. Berisha thekson se zgjedhjet janë vjedhur nga Rama, sepse sipas tij Rama tërhoqi kërkesën për ripërsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. 

Mesazhi i Berishës

1200 votat dhe mandati i vjedhur i Lezhes, simboli i shemtuar i 23 qershorit!

Te dashur miq, Edi Rama sot pranoi boterisht se ka vjedhur 1250 vota ne Lezhe. Ai papritmas terhoqi kerkesen e paraqitur ne gjykate per perseritjen e zgjedhjeve ne qarkun e Lezhes pasi u gjet se ne 14 kuti te ketij qarku kishte vjedhur me dhune, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me perseritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kerkohej ndjese qytetareve te Lezhes. Natyrisht, terheqjen ai e beri vetem e vetem se perseritja e zgjedhjeve do te sillte ndeshkimin e tij shembullor nga lezhianet per vjedhjen e votes me 23 qershor dhe do hapte rrugen per perseritjen e tyre ne Shkoder ku jane vjedhur rreth 700 vota dhe ne qarqe te tjera. Por pavarsisht nga kjo terheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fundekrye te manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku jane perdorur krimi dhe parate e pista jane vendimtare per stabilitetin e vendit. Perpara per voten e lire te shqiptareve! sb”