Kreu i ri i PD-së Lulëzim Basha ka zhvilluar një takim sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë Etore Sekui. Sipas njoftimit të selisë blu, takimi do të zhvillohej në selinë e PD-së dhe ky cilësohet të jetë takimi i parë, që Basha po kryen në funksionin e Kryetarit të PD-së, me ambasadorin Sekui.
Pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, Kryetari i saj Sali Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit duke shpallur garën që do vijonte më pas, midis dy kandidaturave Lulëzim Basha dhe Sokol Olldashi.
Zgjedhjet e përfolura si të manipuluara dhe të denoncuara nga segmente të lartë politik të Partisë Demokratike sollën në krye të PD-së, Lulëzim Bashën aktualisht Kryetar i Bashkisë së Tiranës, po nëpërmjet një procesi të diskutueshëm zgjedhjeje.
Basha i cilësuar gjithashtu si benjamini i Berishës, arriti të merrte kreun e PD-së me 80% të votave kundrejt 20% të kundërshtarit të tij Sokol Olldashi.


