Auron Tare, denoncuesi i parë në portalin e PD-së për shkarkimet nga puna

57

auron-tare1Ish-drejtuesi i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare, është bërë një nga denoncuesit e parë të shkarkimeve nga puna në portalin online të hapur nga Partia Demokratike. Tare i është përgjigjur kështu ironikisht nismës së demokratëve, duke u kujtuar atyre pushimet pa motivacion në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet.

“Ftoj të gjithë ata zyrtarë që u flakën nga puna në 2005 nga “Qeveria Berisha”, të denoncojnë këto shkarkime në portalin që ka hapur sot Partia Demokratike. Duke pretenduar të mbrojë të gjithë të shkarkuarit me pa të drejtë, Partia Demokratike harron se çfarë bëri në 2005 me administratën e trajnuar dhe të konsoliduar. Unë për vete po e bëj një, denoncim se akoma e kam në kornizë shkarkimin e firmosur nga Berisha në 2005, pa asnjë motivacion”, shprehet Auron Tare.