Ashton në Kosovë

51

catherine ashtonPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimti Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zv. Presidente e Komisionit Europian, Catherine Ashton, do të kryejë një vizitë sot në Kosovë.

Siç edhe pritej, Baronesha Ashton do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit, Presidenten Jahjaga,  Kryeministrin Thaçi dhe do të kryejë takime edhe me udhëheqësit e opozitës.

Ashton dje qëndroi në Beograd, ku takoi udhëheqësit më të lartë serbë.

Takimet vijnë pas përfundimit të raundit të 13-të në Bruksel, në kuadrin e Marrëveshjes së Normalizimit të Marrëdhënieve midis dy vendeve, ku u vëzhgua puna e bërë deri më tash në terren për implementimin e saj.

Ndërkohë pritet të vazhdojnë diskutimet mbi kapitullin e Telekomit dhe Energjisë, të cilat pothuajse ishin drejt mbylljes gjatë bisedimeve në Bruksel.