Skandal korrupsioni qeveritar në Spanjë

10

606x341_231480_scandale-de-corruption-en-espagn (1)Me qindra manifestues kanë protestuar fuqishëm përpara dritareve të Partisë Popullore në pushtet në Spanjë pas publikimit të dokumenteve të reja të kontabilitetit komprometues për shefin e qeverisë.

Protestuesit thërrisnin ‘Dorëheqje Rajoy- Rajoy në burg’. Sloganet kanë qenë të njëjta në gjithë qytetet e mëdhenj të Spanjës.

Jemi në një situatë të papërballueshme, kemi prekur limitin. Po drejtohemi nga një qeveri kriminelësh, të mbështetur nga një strukturë kriminale, që është partia dhe për pasojë ne denoncojmë një sistem të korruptuar që nuk mund të zgjasë më! ,-deklaron Franciso, pjesëmarrës në turmë.

Jemi më shumë se 6 milionë të papunë, po asistojmë në një ikje masive të trurit, kemi shumë studentë të superkualifikuar në universitete që duhet të emigrojnë, boll më ”,- deklaron një infermier.

E përditshmja e qendrës së djathtë El Mundo ka publikuar këtë të martë një kopje të dokumenteve të kontabilitetit të shkruara me dorë, të prezantuara si origjinale. Mariano Rajoy figuron përmes përfituesve për shtesa rrogë, ndërkohë që ai ishte Ministër.

Ish mbajtësi i thesarit të PP, Luis Barcenas, aktualisht i ndaluar, ka pranuar se mbante llogaritë.

Dje, vetëm kreu i  partisë për rajonin e Madridit ka formuluar një koment: nëse ka pasur parregullsi në financimin e partisë, duhet ta pranojmë, të shpjegohemi përpara qytetarëve spanjollë me ndershmëri dhe integritet,- ka deklaruar Esperanza Aguirre.

Mariona Rajoy nuk ka deklaruar asgjë. Drejtimi kombëtar i Partisë u mjaftua me një komunikatë të shkruar, për të mohuar gjithçka në bllok./euronews/

 

Mariona Rajoy nuk ka deklaruar asgjë. Drejtimi kombëtar i Partisë u mjaftua me një komunikatë të shkruar, për të mohuar gjithçka në bllok./euronews/