Arvizu: Zgjedhjet e 23 qershorit, si ato të 92-shit

48

arvizuAmbasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në intervistën e fundit si ambasador i SHBA-ve në “Top Story”, deklaroi se e gjeti Shqipërinë e dëshpëruar në nisje të mandatit të tij, por tashmën që po largohet sheh një klimë mjaft optimiste.

Arvizu tha se i qëndron krahasimit të zgjedhjeve të vitit 2013 me zgjedhjet e vitit 1992, pasi thotë se zgjedhjet e vitit 2013 ishin një pikë kthese. “Ky nuk ishte një rotacion normal,” tha Arvizu, duke shtuar se rezultati i zgjedhjeve rrëzoi çdo pritshmëri.

Arvizu tha se beson se ky mund të jetë shansi më i mirë i fundit për Shqipërinë. Sulmet e Jozefina Topallit ndaj tij, Arvizu i cilëson si të papranueshme. Ai thotë se ato shprehje ishin të tepruara madje edhe për standardin e Topallit.

Ai shprehu edhe shqetësim për sistemin gjyqësor, e cili ka ende shumë punë për të bërë që të rifitojë besimin e qytetarëve shqiptarë.