Shansi i fundit i mirë për Shqipërinë

18

arvizu1Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, në fund të mandatit të tij në vendin tonë, u rikthye për një herë të fundit në intervistë përballë Sokol Ballës, për të komentuar tre vitet e tij në Shqipëri, tre vite që përkuan me zhvillime të panumërta dhe ndryshme të mëdha.
Pak ditë më parë, ambasadori Arvizu, së bashku me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, publikoi një editorial me titullin “Shqipëria Mundet”.

Por, a mundet me të vërtetë Shqipëria? Cila është rruga në të cilën po ecën vendi ynë, cila ishte rëndësia e zgjedhjeve të 23 qershorit apo sfidat që kemi përballë? Të gjitha këto, morën një përgjigje në pothuajse dy orë intervistë të drejtëpërdrejtë në “Top-Story”.

Sokol Balla, “Top-Story” – Zoti ambasador,

Ambasadori Withers e ka quajtur korrupsionin si kancer, por pas zgjedhjeve, kur njër palë del si fitues i qartë, shoh një shans të mirë dhe të qartë për ndryshime në Shqipëri. Disa njerëz thonë që ky është shansi i fundit i Shqipërisë…

Alexander Arvizu
Ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Tirane

mirësevini në këtë studio në atë që mund të jetë intervista juaj e fundit në pozicionin që keni në Shqipëri. Sa ka ndryshuar Shqipëria që nga dhjetori 2010, kur u caktuat në këtë detyrë?

Ambasadori Arvizu – Tre vite kanë kaluar shumë shpejt e kanë ndodhur shumë gjëra. Ndihem më mirë tani dhe ndoshta është shenjë që është mirë të largohesh me ndjesi optimiste. Kur erdha ka pasur një ngërç politik, palët nuk po flisnin e unë duhet të bëja diçka dhe siç e dini u përpoqa. Shqipëria sapo ka përfunduar zgjedhjet më të mira në perudhën post-komuniste dhe sërish do të flasim për ndryshime në sjelljen e votuesve, prandaj në tërësi largohem me më shumë optimizëm dhe pasi thashë këtë, ju kujtoj se edhe njerëzit më optimistë nuk do të thonin apo mohonin që vendi ka ende disa sfida shumë tëmëdha përpara.

Sokol Balla – Çfarë ka ndryshuar për mirë në këto tre vjet?

Ambasadori Arvizu – Mendoj se do të ishte e drejtë të thuash që kam dëshmuar në kohën kur qytetarët e zakonshëm shqiptarë kanë kuptuar më mirë fuqinë që ata kanë si individë, si një vend, për të ndërmarrë përgjegjësi dhe zgjedhje për të ardhmen e tyre. Shqiptarët gjithmonë kanë votuar në shifra të larta dhe nuk do të thotë që më shumë do të votojnë, por mënyra se si votojnë e kanë bërë vendime më të përgjithshmne, duke vepruar kështu e kupton që vë një demokraci. E gjithë pika është që të zgjedhësh dhe të mbash në detyrë ata lidera që të shërbejnë dhe në këtë aspekt, besoj se ka pasur vërtet ndryshim.

Sokol Balla – A ka diçka që është përkeqësuar në këto tre vite, në mos diçka le të themi dikush?

Ambasadori Arvizu – 
Unë mendoj se korrupsioni, çështjet e shtetit ligjor dhe sistemi gjyqësor kanë pasur pak progres, por akrepi nuk ka lëvizur shumë dhe kur mendoj se sa kohë kemi kaluar me programe, miliona dollarë të shpenzuara… nuk do të thoja që janë shpërdoruar, por mungesa e progresit është zhgënjyes sepse sektori gjyqësor duhet të jetë shumë më përpara tani se sa është në të vërtetë.

Sokol Balla – A jeni i shqetësuar për situatën që ju konstatoni në sistemin e drejtësisë në Shqipëri?

Ambasadori Arvizu – Po, jam shumë i shqetësuar për sistemin gjyqësor, pasi siç e dini kohët e fundit kemi qenë shumë të angazhuar edhe me qeverinë e re dhe më duket mua se ka dy përparasi kombëtare, që janë në lidhje me njëra-tjetrën. E para ekonomia dhe progresi. Të bësh diçka për punësim, më shumë mjete efikase për mbledhjen e taksave, të gjitha këto kanë lidhje me ekonominë. Deri më tani, inflacioni i mbajtur në normë ka qenë diçka pozitive dhe kjo si pasojë e politikës së mirë të Bankës së Shqipërisë. Por, ndonëse investimet janë rritur, pjesa më e madhe ka ndodhur në sektorë dhe punët publike e infrastrukturë, qartazi ato janë shumë të nevojshme, por nismat private jan zvogëluar dhe këtu ndodhen punët e vërteta. Kërkesa blerëse ka rënë dhe është shenjë që njerëzit po kursejnë e s’ka shumë para, e këto s’janë shenja të mira. Për të qenë të drejtë ndaj qeverisë së mëparshme, situata në botë nuk është më e mira, Shqipëria ka pasur mundësi t’i rezistojë deri tani krizës, por 6-12 muajt e ardhshëm do të jenë të vështira e qeveria duhet të marrë disa vendime të mira. Diçka tjetër veç ekonomisë është gjyqësori. ”Transparency International”, që është një kompani shumë e respektuar, sipas sondazheve të fundit tregon se rreth 80% e shqiptarëve kanë vlerësuar që sektori është ose i korruptuar ose tejet i korruptuar dhe ky është problem i madh.

Sokol Balla – Jua bëra atë pyetje, a jeni i shqetësuar për sistemin e drejtësisë pasi në këtë program, në intervistën e fundit si ambasador Withers tha të njëjtat fjalë si ju. Çka tregon se syri vëzhgues kritik e dashamirës amerikan konstaton se në këto 3-4 vite s’ka ndryshuar gjë e mbase është bërë edhe më keq. Mbase mazhoranca e re e ka këtë në fokus gjyqësorin, ministri i Drejtësisë propozoi paketë antikorrupsion pak ditë më parë, por shumë juristë mendojnë që sistemi ka nevojë për reformim të thellë, deri aty sa hidhet ideja për një KLD që duhet ribërë, për një rishikim të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, e shkrirjes së tyre në një Gjykatë Supreme të variantit amerikan. Si e shihni idenë?

Ambasadori Arvizu – Është interesante në fakt sepse sot kam pasur takim ne nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori e atë të Gjykatës së Lartë, për  të cilët mendoj se janë njerëz shumë të respektuar dhe dallojnë sfidat. Shpenzojmë shumë kohë duke kontaktuar Tahirin , ministri i ri i Brendshëm. Dje kontaktova zotin Llalla, kryeprokurorin e përgjithshëm sepse të gjitha këto pjesë duhet të lidhen së bashku që të funksionojë. Kjo nuk është bërë më së miri deri tani. Ambasadori Withers e ka quajtur korrupsionin si kancer, por pas zgjedhjeve, kur njër palë del si fitues i qartë, shoh një shans të mirë dhe të qartë për ndryshime në Shqipëri. Disa njerëz thonë që ky është shansi i fundit i Shqipërisë…

Sokol Balla – A jeni ju dakord me të?

Ambasadori Arvizu – Shansi i fundit i mirë? Hmmm (mendohet gjatë). Mbase… Me shumë mundësi.

Sokol Balla – Ju thatë në një editorial se Shqipëria mund t’ia dalë? A do ta kishit shkruar të njëjtin shkrim nëse Berisha do të kishte fituar zgjedhjet?

Ambasadori Arvizu – Nëse do të kishte ftiuar? Nëse koalicioni i tij do të fitonte 83 me 57 mendoj se po.

Sokol Balla – Nëse do të fitonte me vetëm 71?

Ambasadori Arvizu – Kjo do të ishte një konsideratë shumë e ndryshme politike, do të gjenim mënyra për të ofruar inkurajim, nxitur reforma, por editoriali do të ishte shumë më i ndryshëm.

Sokol Balla – Më thoni si do të kishte qenë titulli?

Ambasadori Arvizu – Ajo që ne shkruam ishte “Shqipëria mundet”. Cili do të kishte qenë titulli i këtij editoriali… “Ky është shansi juaj i fundit” (qesh).

Sokol Balla – Zoti ambasador, ju i krahasuar zgjedhjet e këtij viti, për shkak të rezultatit, me ato të vitit 1992? Përse?

Ambasadori Arvizu – 
Jam shumë mirënjohës që po e bëni këtë pyetje. E kam pritur një mundësi që t’i përgjgjem kësaj sepse pas deklaratës që unë bëra disa javë më parë në forumin rinor të LSI, asnjëherë nuk prisja që të kishte një debat mbi të. Në fillim mendova që janë thjesht njerëz që përpiqen të krijojnë diçka, por pastaj kuptova që kisha thënë diçka që prek thellë shumë njerëz e miqtë e mi sepse shumë mbështetës të qendër së djathtë më kanë thënë: “Ti je miku ynë, nuk dyshojmë tek ty lidhur për asgjë, por duhet t’iu them që ka konfuzion në të djathtën për atë që keni thënë, e cila duket e ekzagjeruar”. Jam përpjekur, por ka qenë e vështirë të shpjegoj këdo veçmas, ndaj ata që presin një sqarim, ajo që unë kam thënë ka qenë: “Viti 1992 ka qenë një moment unik në historinë politike shqiptare pasi 1992 ishte një ngjarje e tillë që shpërfill çdo krahasim, është një eveniment më vete, sikurse ka ndodhur në vendet që hoqën qafe komunizmin. Diçka e veçantë në histori, kështu që asnjë ambasador amerikan dhe as unë nuk do të thonim diçka që të denigronte ose mohonte domethënien e atij momenti historik. Kjo ka qenë pjesa ime e parë e mesazhit. Ajo që unë kam thënë dhe e besoj edhe sot edhe më shumë se më parë është se tani, pas 15-20 vitesh shqiptarët do të kthehen pas e do të shikojnë 2013-n si një pikë kthese, si një zgjedhje që solli një pikë kthese. Përse ndodh kjo? Kjo s’ka lidhje me faktin se kush fitoi, PS, LSI apo PD, por ka të bëjë me atë që se si votuan njerëzit dhe faktin që ishin zgjedhje të tilla. Ishte një rezultat i paparashikuar, shpërfilli pritjet e gjithkujt e mbaj mend ende duke folur me dikë e duke analizuar zgjedhjet, që më thonte këtu kjo forcë merr një deputet më shumë, këtu kjo tjetra e Korça mos u lodh sepse del 6-6 gjithmonë. Këtu pritej të ishte një më shumë një më pak, për shkak të opinionit shumë tradicional, por shiko ç’ndodhi. Në çdo qark të Shqipërisë votuesit zgjodhën ndryshe nga sa pritej e arsyeja pse e them këtë është që ka qenë një zgjedhje domethënëse, e cila tregon që ka pasur një ndryshim në sjelljen e votuesve ndaj pushtetit të tyre. Kështu që pushtetin që ata kanë e kanë kuptuar dhe ata (populli) nuk do të votojë më në blloqe si më herët. 4, 8, 12 apo 16 vite më pas, shqiptarët do të kenë kuptuar që e kontrollojnë fatin e tyre, të ardhmen e tyre ndaj besoj se sot më shumë njerëzit do të kthehen pas e  do të shikojnë 2013-n si një zgjedhjet që ishin shënuese në këtë drejtim. Këtë kam dashur të them.

Sokol Balla – Fjalët tuaja shkaktuan një stuhi në gjirin e opozitës. Topalli tha që jeni mik i Ramës, Rama e ka përsëritur shpesh në deklaratat publike frazën tuaj dhe pati edhe fyerje ndaj jush personalisht. Ju vetë theksuat rëndësinë e zgjedhjeve të marsit 1992 dhe sigurisht zgjedhjet e 2013, me këtë rezultat janë historike. Por, sot a do t’i bënit ndonjë korrigjim asaj deklarata dhe cilat komente keni për ato komente që u bënë kundër jush?

Ambasadori Arvizu – Dy gjëra, unë as e kisha kuptuar, por disa njerëz më kanë thënë që ka disa njerëz në të majtë që po thonë se 1992-shi dhe 2013 janë të krahasueshme për shkak se të dyja sinjalizojnë ndryshime të regjimit. Pak a shumë këtë ata argumentonin. Unë mendoj se mund të kesh një debat legjitim mbi këtë, por unë se kam thënë këtë, s’ka qenë ajo që unë kam reflektuar. Pastaj, njerëzit mund ta thonë, por unë kam thënë dicka krejt tjetër!

Sokol Balla – Ju po thoni që debati në ka qenë regjim Berisha është legjitim?

Ambasadori Arvizu – Unë po them që mund të kesh një diskutim apo debat legjitim pasi disa njerëz thonë se përfaqëson ndryshimin, ndërsa të tjerë kanë thënë është rotacion normal. Tani do jem telashe me të dy pakët… (qesh). Ndoshta pas 20 vitesh shpresoj që ky të konsiderohet rotacion normal, kjo ka qenë e veçantë sepse ka pasur rotacione të ndryshme më përpara, por njerëzit mund të debatojnë, kjo është e ligjshme.

Sokol Balla – Çfarë mendoni ndaj fyerjeve publike të zonjës Topalli ndaj jush?

Ambasadori Arvizu – Komenti i Topallit në “Facebook” ishte i papërshtatshëm. Edhe sipas standartit të Jozefinës ishte pak i tepruar, më akuzoi falsifikator i historisë, një person që mohon holokaustin… A mendoni që kur ke një pozitë publike si kryetari kuvendi apo ish, ambasador apo ish-ambasador, mund të kenë mënyrat pasionante të të shprehurit, por duhet të ketë dinjitet e hir në atë që shpreh? Nuk mendoj që stafi im do të ishte dakord nëse unë do të bija në këtë nivel, ka qenë e papërshtatshme.

Sokol Balla – Ju, në të shkuarën keni punuar ose jeni marrë me vende si Korea Veriut apo Kamboxhia. Edhe Shqipëria ka qenë një vend komunist për 50 vjet. A keni gjetur në shoqërinë shqiptare shenja të përbashkëta të kësaj sëmundje që s’ka ikur, komunizmit?

Ambasadori Arvizu – Po dhe jo. Pjesa e Jo-së e para. Tipi i komunizmit këtu ka qenë një prej më të këqijve në histori përsa i përket autoritarizmit, etj. Korea Veriut e tejkalon për izolimin, por Shqipëria vinte e dyta në këtë listë. Në kontrast, nëse do të shihje ish-BS apo vendet e Varshavës, nuk po them që gjërat kanë qenë shkëlqyeshëm në komunizmin, por në ato vende ka pasur më shumë hapësirë. Jo gjithmonë, por ka pasur më shumë hapësirë krahasuar me Shqipërinë. Kur komuznimi ra këtu, në 1991 dhe ata rrëzuan statujën e pati zgjedhje, nuk pati nostalgji për të shkuarën aspak.  Mbase 1/10 e 1%, gjysma e 1% ndien ende nostalgji, por ka qenë aq i tmerrshëm ai sistem sa nuk sheh asnjë nostalgji dhe kjo është pozitive. Nga ana e keqe, trashëgimia e këtij sistemi të tmerrshëm, kontrolli mbi shoqëri, frika ndaj autoriteteve bën që shoqëria civile të lëvizë ngadalë në Shqipëri. Do dy breza të shuhet një kulturë.

Sokol Balla – Ju e përfundoni karrierën njëlloj apo më keq se paraardhësi juaj në raport me PD e Berishën. Lajmi i mirë është që s’jeni vetëm, kështu e kanë përfunduar shumë ambasadorë amerikanë. Çfarë shkon kaq gabim mes rrugës Elbasanit dhe Partisë Demokratike?

Ambasadori Arvizu – Duhen pyetur ata besoj.

Sokol Balla – Tango kërcehet dyshe ambasador…

Ambasadori Arvizu – Sa ambasadorë ka pasur në Shqipëri që nga 1991-shi? 8-9, duke nisur nga Rajarsoni. Ka pasur qeveri të ndryshme në kohë të ndryshme dhe ëithers, madje edhe ambasadori i ndjerë Limprecht, Jeffrey, e shumë të tjerë kanë pasur kohë të vështira pasi ky nuk është vend i lehtë për të punuar. Kam qëlluar me disa miq të mirë në PD dhe kemi diskutuar për këtë. U thashë, nuk e kuptoj ku qëndron problemi dhe më thanë që problemi është se ne jemi amerikanë. Duket sikur ka një shkëputje në kohë, në vitin 2013 Shqipëria ka ndryshuar, bota ka ndryshuar dhe ne jemi mirënjohës për faktin që ne i konsiderojmë të gjithë miq e duam një të ardhme më të mirë për këtë vend. Ne duam që e ardhmja e këtij vendi të ketë anëtarësim në BE, por cilat janë pengesat? Eshtë ky stil konfrontues i politikës. Kemi folur shumë herë zyrtarisht dhe jozyrtarisht kemi përdorur fjalën gjithpërfshirës. Gjithpërfshirja nënkupton këtë të hapurit paksa ndaj ideve të tjera, që duhet t’i pranosh të gjithë e të kesh gatishmëri, vijueshmëri, duhet të tregosh fleksibilitet, ndoshta kjo është pjesë e kësaj.

*Top Channel