Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku 30-vjeçari Leonard Kasalla u kap në flagrancë nga forcat e policisë kur po kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me 25-vjeçaren me iniciale H.L. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore rezultoi se 25-vjeçarja kishte diskutuar më parë mbi shumën e parave me klientin e saj dhe duke qenë se nuk kishin rënë dakord, ky i fundit ndërmori përdhunimin.
Ndërkaq policia bëri ndalimin edhe të 25-vjeçares për veprën penale ushtrim prostitucioni.
Materialet proçeduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Krujë.