Alfred Peza i kthehet profesionit të vjetër, përshkruan si hyri Rama në zyrë

50

alfred PezaDeputeti socialist Alfred Peza përshkruan në adresën e tij në Facebook përshtypjet e tij brenda godinës së kryeministrisë pak para nisjes së mbledhjes së parë të qeverisë.

“Isha pak para mbledhjes së parë të qeverisë, në zyrën e re të Edi Ramës. Në atë zyrë, nga ku sot doli pas 8 vjetësh si Kryeministër, Sali Berisha. Kryetari socialist m’u duk i emocionuar, kur nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave dhe bliceve të aparateve fotografike që punojnë për arkivën zyrtare, vizitoi pothuajse të gjitha ambientet e katit të dytë të godinës së qeverisë së Shqipërisë. Për një çast, Rama hodhi vështrimin nga ajo dritare, ku kamerat e kanë fiksuar Sali Berishën të hapi perden e zyrës së tij, gjatë protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm. Më pas, u rikthye nga korridori i gjatë nga ku erdhi, për të hyrë në sallën e re të mbledhjeve të qeverisë. Dera u mbyll dhe mbledhja filloi. Unë isha aty, kur sot filloi një etape e re e historisë së Shqipërisë”, shkruan Peza.