Publikuar Ne: 4 Mars 2014
306 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Lindita Milo: Shqipëria i ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar sfidat e integrimit

lindita miloKryetarja e Agjencisë së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo u shpreh se, “Shqipëria ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar sfidat e integrimit evropian në fushën e konkurencës”. Sipas saj, konkurenca është një motor për zhvillimin ekonomik të vendit dhe Autoriteti i Konkurrencës është vetëm një pjesë e motorrit të saj. Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Konkurrenca dhe rritja ekonomike”, që u zhvillua sot në Tiranë me ratin e 10-vjetorit të Autoritetit të Konkurrencës, Kryetarja Milo vuri në dukje se, ndikimi i zbatimit të politikës dhe ligjit të konkurrencës në rritjen ekonomike, si një nga temat e debatit ekonomik në Shqipëri, tregon se ka ardhur koha për të reflektuar e menduar se çfarë duhet bërë më mirë; cilat instrumenta duhet të përdoren nga të gjithë faktorët dhe aktorët e tregut, për të garantuar rritjen ekonomike. Sipas saj, vendosja e tregut në kushtet e efiçensës duke e mbrojtur nga loja antikonkurruese e një apo disa lojtarëve të tregut, apo ndikimi i shtetit si faktor në treg, përbën filozofinë e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës.

Sipas saj, konkurrenca është vendimtare për funksionimin e tregjeve dhe nxit risitë, produktivitetin dhe rritjen ekonomike, e cila krijon pasuri dhe redukton varfërinë.

Qëllimi i kësaj konference ishte analiza e efektivitetit të zbatimit të ligjit dhe politikës së konkurrencës, si dhe sfidat e tij për përmirësimin e zbatimit dhe zhvillimin strategjik, në mënyrë që të përballen me sukses sfidat aktuale dhe të ardhshme të konkurrencës në ekonomi, pas 10 vjet përvoje në zbatimin e ligjit dhe politikës së konkurrencës në Shqipëri. Gjatë këtyre 10 viteve të funksionimit, Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë mbi 300 vendime, ka vendosur mbi 1 miliard leke gjoba, si dhe ka dhënë një sërë rekomandimesh për Parlamentin, Qeverinë, dhe entet e ndryshme rregullatore duke sjellë përfitime të shumta për konsumatorët për shkak të rritjes së konkurrencës në tregje të tilla si telekomunikacionet, mallra e shërbime të ndryshme, sigurimet, bankat, prokurimet publike etj.

Gjatë veprimtarisë së tij, Autoriteti i Konkurrencës është vlerësuar nga Bashkimi Europian si një nga institucionet shqiptare që ka shënuar progres të vazhdueshëm, është vlerësuar nga shoqatat e konsumatorëve për veprimtarinë e tij në dobi të konsumatorit shqiptar, është vlerësuar nga institucione të ndryshme si ICN, OECD, UNCTAD, autoritetet homologe të konkurrencës etj, si një nga shembujt e suksesshëm të zhvillimit të një autoriteti konkurrence në një ekonomi tregu në tranzicion. Në këtë konferencë ishin të pranishëm, Arben Ahmetaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjeve, Clive Rumbold përfaqësues i Delegacionit të BE në Shqipëri, si dhe të ftuar të tjerë.

307 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok