Nga Mariola Guxho
Italia po kalon një periudhë tepër delikate politiko-institucionale. Pamundësia e arritjes së një marrëveshjeje politike për krijimin e qeverise së re, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve që nuk mundësoi një maxhorancë të kualifikuar të PD-së në senat, ka vënë në provë soliditetin e insitucioneve italiane dhe mos akordimin e një koalicioni midis tyre.
Vendi ka nevojë për reforma të menjëhershme, të cilat mund të ndërmerren vetem nga klasa politike, për të arritur ndalimin e krizës së rëndë financiare dhe ekonomike. Inflacioni po përkeqëson komunitetet, duke ndikuar sidomos në rajonet më të varfëra. Shumë sipermarrje janë në prag të falimentimit.Politika duhet të rekuperojë ‘’besueshmërinë’’dhe të marrë masa në lidhje me punësimin, sidomos të të rinjve.Shifrat flasin se ka arritur në 37% papunësia nga mosha 25 deri në 34vjeç, ndërkohë papunësia e pergjithshme është 11.6%. Masat e marra nga qeveria teknike e drejtuar nga Mario Monti nuk sollën ndonjë përmirësim të situatës në këtë drejtim, çka po sjell dyshimin e besueshmërisë në “qeverinë e re”, kur tashmë edhe koha është majft e kufizuar.
Pier Luigi Bersani, sekretari kombëtar i PD-së, vijon të mbrojë tezën e një “qeverie të ndryshimit” dhe nuk e shikon këtë në koalicion të gjerë me PDL. Grillo, deri më sot ka refuzuar një aleancë të mundshme, duke i kërkuar Presidentit të Republikës që M5S (Lëvizja Pesë Yjet) të marrë detyrën për formimin e qeverisë, si forca politike e parë në parlament. Nuk ka mbetur dhe shumë afat nga Presidenti Giorgio Napolitano, për të propozuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës. Hipoteza e zgjedhjeve të parakoshme, e cila bëhet çdo ditë e më e dukshme, është konsideruar “katastrofike”.
Mandati i Presidentit Napolitano, përfundon më 15 maj 2013, të cilin ka gjasa, do e ushtrojë deri ditën e fundit. Ndërkohë, sipas deklarimeve të fundit, raundi i parë i votimit të përbashkët parlamentar do të zhvillohet në datën 18 prill 2013, për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Janë 1007 përfaqësuesit e popullit italian të thirrur për të zgjedhur Kreun e Shtetit, 630 deputetë, 319 senatorë dhe 58 delegatë të rajoneve. Ku rajonet përfaqësohen nga 3 përfaqësues ( përjashtim bën Vale D’Aosta që ka vetëm 1).
Mund të zgjidhet President i Republikes Italiane, çdo qytetar italian, që ka mbushur 50 vjeç dhe gëzon të drejta civile dhe politike. Sipas informacioneve të fundit një nga kandidatët e mundshëm është Romano Prodi (ish kryeministër, kandidat i së majtës). Edhe pse pasiguria politike ka arritur të bëjë të mundur mos arritjen e një kandidati të fortë që të gëzojë mbështetjen e mazhorancës.