Për zbulimin e këtij arsenali policia ka vendosur në pranga shtetasin, Shaqir Keçi, 49 vjeç. Autoritete lokale bën me dije se, kishin kohë që e vëzhgonin 49-vjeçarin. Nga ana tjetër shtetasi i arrestuar nuk ka treguar ende qëllimin e mbajtjes së këtyre municioneve luftarake dhe arsyen e posedimit të tyre.
E megjithatë, vlen të përmendet fakti se, prodhimi i lëndëve eksplozive në mënyre artizanale dhe mbajtja e tyre në banesa, po kthehet në çështje të ditës pasi pak ditë më parë u zbuluan baza e përgatitjes së lëndëve eksplozive edhe në Malësinë e Madhe, por edhe në qytetin e Lezhës.