Arvizu darkë me ambasadorin e ri, diskutojnë çështjet e Shqipërisë

Share This
Tags

2 AMBASADORETDy ambasadorë amerikanë, duke darkuar bashkë dhe duke folur për çështjet e Shqipërisë, pasi njëri prej tyre, Aleksandër Arvizu, pritet të largohet dhe do të zëvendësohet nga ambasadori i ri, Donald Lu. Fotoja është publikuar në “Facebook”, nga ambasadori në ikje, Aleksandër Arvizu, i cili thotë se e gjeni dot se kush është miku, me të cilin po darkon në Washington.  “Përshëndetje nga një Washington D.C. i ngrirë! A e gjeni dot se kush është miku me të cilin po darkoj?”, shkruan Arvizu në FB.

Kjo darkë mes dy zyrtarëve do ketë shërbyer si mundësi për t’i përcjellë pasardhësit të tij situatën politiko-ekonomike në Shqipëri, por dhe këshillat si të sillet me krerët e politikës shqiptare duke u mbështetur tek eksperienca e tij 4-vjeçare në Shqipëri. Që me ardhjen e tij katër vjet më parë, ambasadori amerikan Arvizu do të gjendej në jo pak raste në qendër të luftës politike midis të majtëve dhe të djathtë, midis të cilave edhe ngjarjet e 21 janarit.

Në korrik të vitit të kaluar ka ardhur edhe propozimi i presidentit Obama për emërimin në Shqipëri të ambasadorit Donald Lu. Diplomati i lartë amerikan, Donald Lu, është një diplomat karriere dhe aktualisht është zëvendësshef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i ngarkuar me punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009. Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Çështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si asistent i posaçëm i ambasadorit për vendet e sapo shpallura të pavarura nga 2000- 2001.

Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: asistent i posaçëm i ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; zyrtar politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit. Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>