Yulia Tymoshenko del nga burgu

51

yulia timoshenkoLiderja e opozitës dhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, është liruar sot nga burgu.

Deputetët miratuan lirimin e saj pasi Presidenti Viktor Yanukovych u larguar nga Kievi.

Duke folur pas lirimit, ajo tha se, “diktatura ka rënë”. Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2011, për abuzim me detyrën kur ishte në krye të qeverisë.

Ajo vazhdimisht ka insistuar se akuzat ishin të pavërteta dhe të frymëzuara nga Yanukovych, njeriun që ajo e rrëzoi në vitin 2004, por që u rikthyer duke e mundur atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Protestat në Kiev vazhdojnë pavarësisht se presidenti, Viktor Yanukovich dhe liderët e opozitës arritën marrëveshje me mbështetjen e BE-së për t’u dhënë fund përleshjeve të përgjakshme.

Tymoshenko ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërkohë që parlamenti ka vendosur që ato të mbahen më 25 maj.