Merkel në Ankara për krizën e refugjatëve

Share This
Tags

MERKELKancelarja gjermane Angela Merkel për herë të dytë bisedon të hënën (08.02) në Ankara për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Turqia shihet si një vend kyç në zbutjen e valës së refugjatëve drejt Europës.
Vetëm para tre javësh Merkel bisedoi në Berlin me kryeministrin turk, Davutoglu për krizën e refugjatëve në kuadër të konsultimeve qeveritare gjermano-turke, të zhvilluara për herë të parë në Gjermani. Tani kancelarja gjermane viziton Ankaranë sërish për të nxitur Turqinë të vërë në jetë marrëveshjen e bërë me Bashkimin Europian. Vendet e Bashkimit Europian janë të varura nga Turqia në rast se duan të ulin numrin e refugjatëve që vijnë në Europë. Këtë e tregon edhe vizita e kancelares gjermane, e dyta pas shpërthimit të krizës së refugjatëve. Në tetorin e vitit të kaluar kancelarja gjermane vizitoi pikërisht Ankaranë për të gjetur rrugëdalje nga kriza.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>