Varet në burg, akuzohej për vrasjen e nënës

46

burguNjë 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në ambientet e burgut në Krujë. Mësohet se viktima është Tonin Biba, i cili vuante nga problemet mendore. Burime zyrtare nga policia thanë se, viktima është gjetur i varur mëngjesin e sotëm në ambientet e paraburgimit të Zaharisë.

Ai akuzohej për vrasjen me thikë të nënës së tij Marte Biba, ndërsa nga ekspertiza mjekoligjore u cilësua i paaftë mendërisht, duke urdhëruar shterimin e detyrueshëm në spital.

Gjykata e Kurbinit në vitin 2001 kishte dhënë urdhrin e shtrimit të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Tonin Bibës, por ai u burgos. Mendohet se akti i vrasjes është kryer nga Biba në kushte të rënduara mendore, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.