Ukraina, përse nuk habitem

58

sulejman abaziDr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)

Mbas çdo çasti dramatik, mbaron edhe një ditë tjetër e historisë së botës. Ndoshta ka ardhur koha e një zanafille për një shndërrim të madh politik, kundër atavizmave të historisë, që sot kanë lënë pasoja të rënda, në luftë dhe përplasje popujt dhe kombet. Ndodhemi para nevojës së pranimit të një dimensioni të ri politik, që ende frenohet nga kulti i paragjykimit dhe atavizmave historike. Ndodhemi në një kohë historike shumë të shkurtër, përballë tendencave drejtë globalizimit, të shoqëruara nga kriza e energjisë dhe e ujit. Sot, nëpërmjet zbatimit të politikës së forcës, të veprimeve agresive në shkallë rajonale me rreziqe globale, vetëdija e kryqëzimit me bazë ideologjike, është kthyer në interesa të përfitimit të pushtetit dhe pushteteve. Skena politike vazhdon të dominohet nga urrejtja dhe nacionalizmi i shfrenuar.

Aftësia për të gjykuar qëndron në dalluëshmërinë midis të mirës dhe të keqes. E mira dhe e keqia flenë në një jastëk, por ndryshimi është se, ato mendojnë krejt ndryshe nga njera tjetra. E mira dhe e keqia sot në arenën politike botërore, është Krimeja (do të shoqërohet edhe me “Krime” të tjera), si një precedent i përplasjes së madhe midis Rusisë nga njera anë, dhe SHBA-ve dhe vendeve të BE-së. Kjo ngjarje ndiqet me shumë shqetësim dhe mbart brenda vetes pasoja shumë të mëdha, nëse nuk do të arrihet në një mirëkuptim të zgjidhjes së dyanëshme, me përfitime po të dyanëshme. Askujt në këto rrethana, nuk mund t’i shkojë mendja në degradimin e situatës drejt përplasjes bërthamore. Deri tani “kërcënimet” e dyanëshme shkojnë në bllokimin e aseteve ekonomike të njeri tjetrit, duke dhënë të kuptohet se, çdo palë është e gatëshme të tregojë dhëmbët.
Qëndrimi i Shqipërisë nuk është një çështje e lidhur me shumë hapësira ndërveprimi me situatën në Ukrainë. Pasojat dhe përfitimet për mjedisin etnik shqiptar janë dytësore dhe vetëm rrjedhoja. Amplifikimi që i është bërë krizës në këtë shtet lindor (Ukrainë) në mediat shqiptare, në një oktavë shumë të lartë, me shumë analistë e ekspertë të çështjeve ndërkombëtare, nuk duhet të shkojë në ato parametra, sa ta bëjmë këtë problem dominant në jetën social politike të vendit tonë. Nuk është kusht që, Kryeministri i Shqipërisë “duhet të prononcohet pa tjetër” për qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria ndaj këtij problemi. Mosprononcimi direkt i Kryeministrit të Shqipërisë për këtë çështje, e vlerësoj si pjekuri politike. Gjykoj, se është e mjaftueshme dalja e zëdhënësit të Qeverisë, mjafton një prononcim i Ministrisë së Punëve të Jashtëme, apo ndonjë ministri dhe kjo është e mjaftueshme për ta rreshtuar shtetin dhe politikën shtetërore shqiptare në vektorin e duhur të qëndrimeve strategjike me interes perspektiv.
Jemi te njohur me një problematikë shumë të gjerë dhe komplekse në Ukrainë, qoftë në aspektin politik, etnik, social dhe ekonomik. Trajtimi i pakicave nacionale është në kufijtë e mizerabilitetit, për shkak të ndarjeve politike të dukëshme, sipas bindjeve të ithatarëve të Lindjes apo të Perëndimit në politikën ukrainase. Kjo e rëndon më tej situatën dhe gjykojmë se, referendumi që mund të mbahet në 16 mars në Krime, do të sjellë një rezultat në favor të dëshirave dhe qëndrimit të popullsisë ruse në këtë rajon të dominuar nga popullsia ruse. Rëndohet më tej situata për faktin se, qeveritë e Moskës dhe të Kievit aktualisht nuk e njohin njera tjetrën. Nëse rajoni i Krimesë do të kërkojë shkëputje nga Ukraina, atëherë fenomeni i integrimeve dhe bashkimeve të vendeve ish komuniste të Bashkimit Sovjetik do të jenë të orientuara drejt Rusisë. Të mos cuditemi që hapin e parë ta bëjë Biellorusia në këtë drejtim.
Pamvarësisht lëvizjeve ushtarake në terren, qoftë nga të dy blloqet kryesore, Rusisë apo SHBA-ve me vendet perëndimore, pavarësisht demonstrimit të teknologjive ushtarake dhe forcës, nuk mund të mendohet një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë për shumë arësye historike, tradicionale, fetare dhe aktuale të interesave ekonomike. Gjykoj se, në artin e zhvillimit të luftës, tradicionalisht Rusia dhe SHBA-të kanë koncepte të ndryshme doktrinare në veprimet e karakterit operativo strategjik. Ballafaqimi i tyre ushtarak duhet të jetë në kufijtë e pamundësisë për të dy palët, qoftë për avantazhet që mund të kenë ndaj njera tjetrës, por dhe për shumë pika të dobëta, të cilat janë të njohura respektivisht për to.
Me rastin e Ukrainës nuk duhej të përsëritej “gabimi” që u bë në Siri. Ajo që ka rëndësi në këtë situatë është fakti që, kriza mbart brenda vetes pasoja të rënda për të gjitha palët e përfshira në konflikt. Kundër këtyre pasojave, palët duhet ti’ referohen arësyes. Ukraina duhet të vlerësohet si një urë lidhëse midis Rusisë dhe BE-së, duke ju afruar çdo ditë e më shumë koncensusit drejt zgjidhjes. Në këto kushte, lidhur me referendumin e pritshëm, i cili mund të ketë një rezultat spektakolar në favor të shkeputjes, situate në perspektivë imponon modelin e “Federatës së Ukrainës”, me mundësitë e respektimit të nacionaliteteve që përbëjnë popullsinë e këtij shteti, duke dhënë mesazhin e një modeli të shtetit neutral, pa synime për t’u antarësuar në NATO dhe me lidhje të fuqishme ekonomike me BE-në dhe Rusinë. Ky model i mbyll gojën spekulimeve “në emër të demokracisë”, apo të brutalitetit në kufijtë e interesave strategjike që pretendohen, qoftë nga Rusia apo dhe nga Perëndimi.
Kriza meriton zgjidhjen me koncensus. Ndoshta do të ketë edhe ngjarje të tjera për shkaqe etno fetare dhe territoriale, që paralajmërojnë zgjidhje në përmasa më të mëdha, për të ulur në shumë rajonë të tjera frymën e nacionalizmit dhe të kombeve, të cilat sot për sot, nuk lejojnë “shtetin politik evropian” të marrë frymë. Në këtë sfond historik, modeli dhe sistemi në kontinentin e vjetër po përjetojnë krizën. Evropa, një bashkësi e ndarjes dhe e unifikimit të vlerave, sot ndjen nevojën e ruajtjes së sistemit demokratik në shtete – kombe të kërrcënuara nga diskriminimi dhe kriza ekonomike. E ardhmja e saj formëzuese është e pritëshme dhe dyshuese. Midis saj, akoma endet misteri dhe përballë një logjike qesharake të integrimit me shumë element dezintegrues, ajo e meriton pak ironi. Evropa e nacionaliteteve dhe kombeve ka më shume nevojë për këtë, nëse aspiron për një fuqi drejt shteteve të “shtetit politik”. Kjo është arësye e fortë që të mos habitemi për çfarë ndodh sot dhe për çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çfarë është në të vërtetë e nevojshëme për këtë situatë krize? U kujtua shumë vonë Evropa për Ukrainën. Le t’i referohen mendjendriturit të paanëshëm Kizinger