TURQI, Qeveria ia arrin miratimit të ligjit që forcon kontrollin mbi drejtësinë

64

BE-TurqiQeveria turke bëri që të votohet sot nga deputetët, mes goditjeve me grushta, reforma gjyqësore e destinuar të forcojë kontrollin mbi gjykatësit, e cila u denoncua menjëherë si një mjet tjetër për të mbytur skandalin e korrupsionit që po e trondit.
Në përfundim të një debati mjaft të tensionuar i karakterizuar nga goditje me grushta mes të zgjedhurve rivalë, parlamenti miratoi pa habi projektligjin e mbështetur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, me 210 vota pro dhe 28 kundër.
Ndër të tjera, ky dokument autorizon Ministrinë e Drejtësisë të nisë hetime rreth anëtarëve të Këshillit të Lartë të gjykatësve dhe prokurorëve (HSYK), një nga instancat më të larta gjyqësore në vend e ngarkuar me emërimin e gjykatësve më të lartë. Ai i lejon gjithashtu ministrit t’i imponojë HSYK-ut rendin e ditës.
I paraqitur në janar në mes të krizës së shkaktuar nga një skandal politiko-financiar i paprecedentë, kjo reformë shkaktoi kritika nga opozita dhe paralajmërime të përsëritura nga Bashkimi Evropian, që shqetësohet për një rivënie në dyshim të pavarësisë së drejtësisë.
I ndodhur nën presion, Erdogani ra dakord të “ngrinte” për një farë kohe nenet më të shumëpërfolura të projektligjit. Por, sigurisht me mazhorancën e tij absolute në parlament, ai vendosi të premten të kalojë në parlament një version të sapomodifikuar , që ligjëron kontrollin e pushtetit politik mbi vendimet e Këshillit të Lartë.