Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi i Allushit është bërë në një nga lokalet në qendër të Kamzës, ku dhe po qëndronte 50-vjeçari.
“Më datë 25 Shkurt 2014 nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë, në Kamëz, u bë e mundur kapja e shtetasit Gëzim Allushi, 50 vjeç, banues në Kamëz Tiranë. Kapja e tij u bë pas marrjes në kohë të një informacioni të strukturave të policisë mbi vendodhjen e tij dhe posedimit të lëndëve plasëse. Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në ambjentet e një lokali ku po qëndronte, shtetasi i lartëpërmendur, iu gjetën të fshehura në trup disa kallëpe lëndë plasëse (dinamit)“, -thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Policia dyshon se 50-vjeçari mund ta kishte përdorur tritolin për ndonjë atentat, ndërkohë që po pritet që dëshmia e tij. Paraprakisht mësohet t’u ketë thënë policëve se tritolin e kishte që nga viti 1997, koha e trazirave në vend, por nuk dihet se për çfarë qëllimi e kishte sot me vete, për më tepër të fshehur në trup, poshtë rrobave.