Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.
Këto dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj u bënë të ditura nga Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit
Cfare pozicioni kane mbajtur
Drejtues i Parë Tonin Vocaj deri dje ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Departamentit të Hetimit të Krimit në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Me emërimin Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit merr dhe gradën Drejtues i Lartë.
Ndërkohë Eduard Merkaj deri dje ka mbajtur postin e Drejtorit të Departamentit te Policise Kriminale.