Tiranë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre vëlla e motër

64

aksident i rendeKatër të rinj, mes tyre motër e vëlla humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, në Tiranë.

Të rinjtë po udhëtonin me automjeti tip ‘BMW’ me targë AA533IU, nga Kamza në drejtim të Tiranës.

Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur Jugjena Muçaj 18 vjeçe dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla.

Dy viktimat e tjera janë Alfred Beluli 25 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Fatjon Driza, 22 vjeç

Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.

Policia dyshon se drejtuesi i mjetit mund të kishte konsumuar alkool, pasi mendohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate ku kishin shkuar për të festuar.

Spitali i Traumës, informoi për Ora News se të rinjtë mbërritën të pajetë në spital.

Forcat zjarrfikëse nxorrën trupat e pajetë nga makina

Dëshmitarët i thanë gazetarit të Ora News, Xhevahir Zhabina se është dashur ardhja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e të rinjve nga makina, pasi nga përplasja mjeti ishte dëmtuar rëndë.

“Pjesët e makinës janë prerë me gurë fleksibël pasi ishte e pamundur nxjerrja e trupave” informoi gazetari Zhabina nga vendi ku ndodhi aksidenti.