Tahiri jep 6 orë llogari në Komisionin Hetimor

55

tahiriPër rreth 6 orë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i është përgjigjur sot anëtarëve të Komisionit hetimor lidhur melëvizjet në Policinë e Shtetit, ku ndër të tjera deklaroi se emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit është bërë sipas ligjit.
I pranishëm në Komisionin Hetimor për hetimin e largimeve, lëvizjeve dhe emërimeve në Policinë e Shtetit për periudhën Shtator 2013-Janar 2014, Ministri i Brendshmë Saimir Tahiri tha se shifrat ushtojnë më shumë se zëri im dhe dëshira ime. “Emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit është bërë me kërkesë timen. Drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka asnjë “kritikë” në punën e tij, përkudrazi ka marrë edhe disa medalje. Emërimet e Drejtorëve të qarëqeve janë bërë në kosnultim dhe me Ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe konoform ligjit, ndërsa për lëvizjet e tjera të realzuara mbas emërimit të Didit janë në kosultim, por për këtë duhet të pyseni vetë nënshrkuesin e emërimit të tyre”, theksoi Tahiri.
Ministri i Brendshëm, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit Hetimor bëri dhe një rezume të panoramës që ai qasi me tu ulur në tryezën e Ministrit të Brendshëm. “Gjendja ishte skandaloze. Në muajin shtator Policia e Shtetit ishte e gjunjëzuar, ndërsa një pjesë e drejtuesve nuk plotësonin kriteret e nevojshme për të drejtuar Policinë me moshë mesatare mbi 45 vjeç dhe që kishim 1 punonjës policie për 400 persona, ndërsa në vendet fqinje numri si Kosove një polici mbulon 204 banor, në Kroaci 1 Polic mbulon 170 banor dhe në maqedoni një polic mbulon 190 banor. Më lejoni tju theksoi se gjatë këtyre muajve janë ndryshuar, lëvizur, transferuar etj vetëm 2% e policisë së Shtetit”, theksoi Tahiri.Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ne komisionin parlamentar per largimet, lëvizjet, emërimet në Policinë e Shtetit Foto Albert Myftaraj.
“Në Policinë e Shtetit janë ngritur në gradë në kundërshtim me ligjin 122 punonjës, nga këta një pjesë edhe me shkollë të mesme. Nga 2005-2013 janë shkarkuar 3188 punonjës policie, përjashtuat 440 dhe ripranuar 1683”, tha Tahiri. “Janë gjetur shkelje flagrante të bëra rreth 40 punonjës. Shkeljet jane në tendera për uniformën, për kamerat etj”, u shpreh ministri Tahiri.
Publikimi i një mesazhi që ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka pretendon se kryeministri Rama ja ka dërguar në celular Tahirit ka ndezur në debate të forta dhe akuza sallën e Komisionit të ngritur për hetimin e lëvizjeve në polici. Ministri Tahiri, konfirmoi ekzistencën e mesazhit, por hodhi poshtë aludimet se ja ka dërguar kryeministri.
Ministri i Brendshëm deklaroi se mesazhin nuk e ka marrë nga kryeministri Rama por ai ua ka dërguar vetë bashkëpunëtorëve të tij.
Por më shumë se përmbajtja e mesazhit, ajo që ka shkaktuar reagimin e mazhorancës është fakti që një ish ministër bën publik një mesazh të një ministri aktual, duke aluduar se ka përgjuar komunikimin telefonik mes kryeministrit Rama dhe ministrit Tahirit.
Deputeti socialist Blendi Klosi kërkoi ndërprerjen e seancës dhe verifikim për deklaratat e Nokës, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, tha që mënyra se si Flamur Noka ka marrë mesazhin të hetohet jashtë këtij komisioni.
Më tej, gjatë komisionit Ministri Tahiri u pyet për gjendjen e krimit dhe rendit, për të cilën Tahiri garantoj se shifrat tregojnë një sukses të Policisë, ndërsa i kujtoi pjesëtarëve të Komisionit se qëllimi i Komisionit ishin burimet njerëzore.
Në fund të debatit që zgjatit thuajse 6-të orë, Zv/Kryetari i Komisionit, Deputeti PS-së, Taulant Balla kërkoi që të nisej faza e përpilimit të raportit, c’ka u refuzua nga deputetët e opozitës të cilët theksuan se ka fakte të reja në dobi të komisionit të cilat do referohen në mbledhjet e ardhëshme.
Më parë në komision kanë dëshmuar si të njohur me fakte, Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe një pjesë e mirë e punonjësve aktuale, por dhe ish-punonjësve të Policisë së Shtetit.
Komisioni Hetimor përbëhet nga 15-të anëtare, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca. Komisioni i Kërkuar nga Partia Demokratike drejtohet nga deputeti i PD-së, Arben Ristani, ndërsa nënkryetar është deputet i PS-së, Taulant Balla.
Komisioni Hetimor i votuar më datë 13 Shkurt 2014 në Kuvendin e Shqipërisë, nisi punën më datë 17 shkurt dhe sipas vendimit të Kuvendit ka një kohëzgjatje prej 2 muajsh, pra pritet të japë konkluzionet e tij më datë 17-prill.
Burime pranë Partisë Demokratike kanë bërë të ditur se deputetët e opozitës po përgatisin shkresën zyrtare për të kërkuar shtyrjen e afatit të punës së tij edhe për një muaj, pasi komisioni është në fazën e hetimeve dhe ende nuk kanë nisur diskutimet për të nxjerrë përfundimet e punës.