Tiranë, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Linzë

54

trupi i pajeteParaditen e ditës së sotme, autoritetet lokale  kanë gjetur trupin e pajetë të një mashkulli në zonën e Linzës.

Bëhet me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Evis Allmetaj, 29-vjeç. Trupi i viktimës është gjetur i hedhur në një shkurre, nga një qytetar që mblidhte lule në këtë zonë.

Kufoma dyshohet se ka më shumë se 1 javë i vdekur, ndërsa hetimet e policisë vazhdojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një vrasje apo vetëvrasje.

Familjarët e viktimës e kishin denoncuar të zhdukur 29-vjeçarin, që më 19 janar të këtij viti. Mësohet se Allmetaj, ishte i martuar dhe punonte si menaxher në një firmë që prodhonte pije energjike.