Thaçi kundër gjykatës për krimet e luftës

58

ThaçiKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë kundër idesë për themelimin e një gjykate të posaçme për Kosovën, për të hetuar dhe gjykuar krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Por edhe pse kryeministri i Kosovës duket se është kundër, burime ndërkombëtare thonë se çështja e themelimit të një gjykate që do të hetonte dhe gjykonte krimet e dyshuara të luftës në Kosovë tashmë është diskutuar me Prishtinën zyrtare. Madje thuhet se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vlerëson se ky institucion gjyqësor duhet të themelohet deri në qershor, kohë kur pritet që Task-Forca Speciale e krijuar për hetimin e dyshimeve të ngritura nga raporti i Dick Marty-t të parashtrojë përfundimet në lidhje me krimet e kryera si dhe të përgatisë aktakuzën, raporton “Koha Ditore”.

Përveç kërkesës që të krijohet një gjykatë e tillë, duket se ka edhe një kërkesë tjetër që ajo të mos jetë e vendosur në territorin e Kosovës, por jashtë saj.