Kryeministri Edi Rama u kthye të premten në mbrëmje në zyrën e tij në Kryeministri, nga vizita zyrtare në Mal të Zi.
Gjatë orëve të mbrëmjes u mësua se Rama ka pasur një bisedë të tretë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, por ende nuk ka një vendimmarrje në lidhje me armët kimike të Sirisë, raporton “Top Channel”.
Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bëri të ditur se lidhur me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri ka pasur një telefonatë mes Kerry-t dhe Ramës.