Tahiri: Ligji i ri i për mjetet lundruse rrit turizmin

53

tahiriMinistri i Brendshem, Saimir Tahiri, i kërkuar kuvendit të Shqipërisë votimin e ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8663, datë 18.9.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20 NT”.

Gjatë seancës, Tahiri tha se hyrja në fuqi e këtij ligji i hap shtigje të reja zhvillimit të turizmit në vend dhe “çliron” detin. “Qeveria e shkuar mendoj se duke ndaluar lëvizjen mjeteve lundruese do të ulte aksidentet dhe do të luftonte krimin, por kjo nuk ndodhi. Ne mendojmë se duke i hapur rrugë regjistrimit të mjeteve lundruese, duke i regjistruar ato dhe duke i monitoruar, do i japim një pamje tjetër bregdetit shqiptar, duke i dhënë një frymë të re industrisë së turizmit, zhvillimit ekonomik dhe modernizimit të vendit tonë”, theksoi Tahiri.

Sipas tij, bllokimi i mjeteve lundruese nuk solli përmirësim të situatës, pasi vetëm gjatë vitit 2013 janë realizuar 34 operacione shpëtim- kërkimi dhe mungesa e GPS-ve në bordet e mjeteve lundruese na ka krijuar vështirësi në gjetjen e tyre, prandaj nëpërmjet këtij ligji, tha Tahiri, ne propozojmë regjistrimin e çdo mjeti që kërkon të lundrowj, pajisjen e tyre me GPS dhe përcaktimin e zonës së lundrimit, duke garantuar kështu çdo qytetar që kërkon të bëjë plazh në bregdetin e Durrësit, çdo qytetar që kërkon të përdore mjete lundruese, pasi vijat do jenë të ndara dhe GPS do na ndihmoje të lokalizojmë pozicionin e saj dhe gjetjen e tij në rast alarmi”, theksoi Tahiri. Ai garantoi se kushdo që shkel vijën ndarëse mes plazheve ku mund të lahen qytetarët dhe zonave ku mund të përdoren mjetet lundruese, do të përballet me forcën e ligjit dhe sekuestrimin e mjetit.