![Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi](http://albaniaplus.com/data/uploads/2013/05/ettore-sequi-602x401.jpg)
![Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi](https://albaniaplus.com/wp-content/plugins/wp-fastest-cache-premium/pro/images/blank.gif)
Partia Demokratike mbetet një mbështetëse e palodhur dhe pa kushte e integrimit europian të Shqipërisë.
Kështu deklaroi Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një takim lamtumire të zhvilluar sot me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.
Basha vlerësoi rolin që ambasadori Sequi ka luajtur këto vite në Shqipëri duke kontribuar në procesin e integrimit europian të vendit dndërsa e siguroi Ambasadorin se PD mbetet një mbështetëse e palodhur dhe pa kushte e integrimit europian të Shqipërisë.
Sequi falenderoi z.Basha për mikpritjen dhe shprehu vlerësimet e tij për qëndrimet e PD në qeveri dhe në opozitë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë.