Skënder Gjinushi vihet në krye të Akademisë së Shkencave

67

Me 35 vota pro Skëndet Gjinushi është votuar për të qenë në krye të Akademisë së Shkencave. Plot 44 akademikë votuan për 4 vende vakante në këtë institucion, ku më i rëndësishmi është posti i kreut të Akademisë.

“Është vlerësim që kjo asamble e nderuar voton për përbërjen e re” u shpreh Gjinushi pasi u be numerimi i votave

Skënder Gjinushi ishte kandidati i vetëm për kreun e këtij institucioni. Në prezantimin e platformës së tij, ai tha se Akademia është partner i qeverisë dhe shoqërisë për ngritjen e standardeve.

“Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit”, ka thënë Gjinushi.

Gjinushi tha se për herë të parë ligji parashikon krijimin e Akademisë së të rinjve dhe rikthimin e akademikëve mbi 75 vjeç.

Mësohet se Ismail Kadare ka votuar me postë për zgjedhjet e Akademisë.