Shtyhet për në 3 mars gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës

59

shpetim gjikaShtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, pasi u vlerësuan me probleme prokurat e posaçme.
Gjatë seancës të zhvilluar sot trupi gjykues vlerësoi probleme në dokumentacion dhe kërkoj shtyrjen e saj për në datën 3 Mars. Kryebashkiaku i Vlorës Gjika në një prononcim për mediat tha se është i interesuar që çështja të filloj sa më shpejtë.

“Sot pati probleme me dokumentacionin e ardhur nga Vlora për shkak të transferimit të çështjes dhe me të drejtë drejtuesi i trupës së gjykatësve vendosi shtyrjen e saj. Unë do marrë pjesë në të gjitha seancat dhe jam i gatshme të hetohem plotësisht pasi dua të vërtetoj pafajësinë time, shpresoj të nisim sa më shpejtë trajtimin e çështjes”, theksoi Gjika.
Kreu i Bashkisë së Vlorës akuzohet për “Falsifikim të dokumentave nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, si dhe ndërtim i paligjshëm të kryer në bashkëpunim”.
Në total numri i personave në hetim nga prokuroria e Vlorës në lidhje me dosjen “Gjika”, janë shtatë, Blerdi Licaj, Eleni Dardhaj , Gentian Sherifaj , Gëzim Feta, Shpëtim Gjika, Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj
Në Vlorë u zhvilluan dy seanca gjyqësore dhe më pas është marrë vendimi për të transferuar dosjen për gjykim në Tiranë