Donald Tusk: Jo ideologji hakmarrëse ndaj rivalëve politik

48

donald tuskKryeministri polak, Donald Tusk, paralajmëroi sot autoritetet ukrainase kundër çdo logjike të hakmarrjes ndaj rivalëve të tyre politik.
“Ndjenja e drejtësisë kërkon që ne të dënojmë përgjegjësit e këtyre krimeve, dhe pa asnjë dyshim që kishim të bënim me krime në Kiev. Mbi të gjitha më vete mendja tek ato ekzekutime të vërteta të kryera nga snajpera profesionistë. Por nëse revolucioni kërkon të sjellë fruta pozitive ai nuk mbund të qëndrojë mbi logjikën e hakmarrjes”, deklaroi Tusk përpara medias.
“Sfida kryesore për Ukrainën nuk është hakmarrja, por të shpëtojnë ekonominë dhe financat publike”, vazhdoi shefi i qeverisë polake.
Një mandatarrest për vrasje masive të civilëve është nxjerrë sot në Ukrainë kundër presidentit të shkarkuar, Viktor Janukoviç, dhe shumë funksionarëve të tjerë.
I shkarkuar të shtunën nga parlamenti, Janukoviçi nuk është dukur asgjëkundi dhe mendohet se strehoet në lindje të vendit. Përplasjet e dhunshme në qendër të Kievit i shkaktuan vdekjen 82 personave javën e kaluar.