Pronari i banesës është lajmëruar nga fqinjët për lëvizje të dyshimta brenda shtëpisë dhe, pasi e ka pikasur hajdutin, ka qëlluar drejt tij me armë gjahu, duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se Mirko Franzoni, me profesion mekanik, është ndaluar nga policia, ndërsa identiteti i të riut shqiptar ende nuk dihet. Policia ka marrë menjëherë në pyetje pronarin e shtëpisë, e cili ka deklaruar se ka shtënë pa dashje në drejtim të shqiptarit dhe se nuk kishte qëllim ta vriste atë.