Përcillet për në banesën e fundit Nelson Mandela

60

mandela sot 5Mëngjesin e sotëm, ka nisur ceremonia e varrimit të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Janë mbi 4500 vetë nga gjithë bota, mes tyre edhe zyrtarë, që janë mbledhur në vendlindjen e stërgjyshërve të tij, në Qunu në Kepin Lindor, të Afrikës së Jugut. Sot pritet të përcillet për në banesën e fundit ish-presidenti i parë më ngjyrë i Afrikës së Jugut.

Dita e sotme i jep fund javës përkujtimore për Mandelën, i njohur si lideri i betejave kundër Aparteidit, i cili u nda nga jeta prej një sëmundjeje në mushkëri, në 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare.