Qeveria në ikje Berisha, po lë për qytetarët shqiptarë një gjendje financiare të rrënuar.
Shifrat e raportuara nga DITA tregojnë se:
1- Nga të ardhurat tatimore mungojnë 137 milionë euro.
2- Politikat e papërgjegjshme fiskale, kanë bërë që buxheti i shtetit të jetë me 38 milionë euro më pak.
3- Në bazë të parashikimeve ekonomike, mbi efektin e paralizës së krijuar në shumë sektorë, sidomos gjatë kësaj periudhe tranzicioni politik, vlerësohet se buxhetit të shtetit deri në fund të vitit, do t’i mungojnë rreth 226 milionë euro.
4- Shpenzimet buxhetore janë tejkaluar me 67 milionë euro, duke rritur deficitin buxhetor. Huamarrja e brendshme për 6 muaj është tejkaluar me 180 milionë euro. Të gjitha këto kanë një efekt zinxhir në ekonomi, duke përkeqësuar më tej parametrat ekonomikë.
5- Qeveria aktuale ka ezauruar 93% të borxhit që në gjashtë muajt e parë, duke paralizuar qeverinë që do të vijë në pushtet në shtator, pasi marrja e mëtejshme e borxhit nuk lejohet nga disiplina financiare.
6- Borxhet që qeveria i ka biznesit llogariten në 292 milionë euro, çka bën që biznesi i vendit të zhytet më tej në krizë duke çuar deri në falimentim.
Në këto kushte qeverisë së re, do t’i duhen hapësira të reja, për një frymëmarrje të mundshme ekonomike dhe një bashkëpunim i ngushtë me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.