Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg.
Vendimi u mor të hënën e 12 nentorit nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja, Alma Liçaj dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.
Apeli shpalli të pafajshëm edhe ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.
I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.
I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.
Akuzat e ngritura nga prokuroria ne tetor te vitit 2013, Shpëtim Gjika i ka quajtur vazhdimisht politike dhe nuk ka pranuar të ketë kryer asnjë abuzim me detyrë. Duke i qëndruar deri në fund të njëjtit variant.
Deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë pas përfundimit dhe ezaurimit të të gjitha shkallëve të gjyqësorit, një pjesë e objektit (pallatit 11 katësh në qëndër të qytetit të Vlorës, do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro administrative.
Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 4 vite burgim të konvertuara ne 2 vite shërbim prove si dhe ndalimin për tre vite të ushtrimit të funksioneve publike por me vendimin e Apelit ky dënim u rrëzua.