Report Tv mëson se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Fred Pëllumbi. Sipas bluve të Shkodrës viktima Fusha me autorin kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Fushaj u vra me thikë në afërsi të stacionit të trenit. Dy shtetasit kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e sotme kanë debatuar dhe më pas, autori ka marrë thikën dhe e ka qëlluar. Në polici ndodhen familjarët e autorit dhe viktimës që po pyeten për arsyet e konfliktit.