Ne Sarande mund te vizitoni:
Butrinti
Ndodhet 15 km larg qytetit të Sarandës, arrihet me çdo lloj automjeti privat funksionon dhe një linjë autobuzi e Bashkisë së Sarandës, kalon kanalin e Çukës rruga është shumë e mirë e parametrave bashkëkohore dhe mund të lëvizet lirshëm, kujdes duhet pasur vetëm në periudhën prill-maj-qershor rruga është e mbingarkuar vecanërisht fundjava me makina janë nxënës dhe studentë nga e gjithë Shqipëria që në këtë periudhë e vizitojnë më së shumti qytetin antik të Butrintit. Butrinti është pasuri arkeologjike botërore e UNESKO-s e shpallur pas viteve 90. Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV – XIII-të përmendet si qëndër Episkopale. Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700. Pas viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.
Teatri i Butrintit
Teatri kishte një kapacitet prej 1500 vendesh, u ndërtua në shek IV- III-të para Krishtit, zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet nga Ugolini ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 rradhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtëve shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukuroheshin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës ka formën e një harku është e shtruar me gurë gëlqeror me forme kuadrati. Skena dhe Orkestra u rindërtuan në shek e II-të para Krishtit. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër një pjesë e të cilëve ishin gra.
Ka formën e rrethit monument me vlera të mëdha i periudhës Paleokristiane, është ndërtuar në shek e IV pas Krishtit. Përbëhet nga dy salla: salla e Pagëzimit dhe një sallë në pjesën veriore. Në qëndër të sallës së pagëzimit ndodhet vaska e Pagëzimit e cila ka fornën e një kryqi, mendohet që kjo sallë ka qënë e mbuluar me qemerë e kupolë që ngriheshin mbi rreshta kollonash me përbërje graniti. Nga qëndra dalin disa rreze që ndërpriten me tri unaza. Në pikën ku bëhet bashkimi i rrezeve me unazat ngrihen dhe kollonat prej graniti që përmendëm më sipër. Në dyshemenë e Babtisierit gjënden shumë zbukurime dhe varietete mozaikësh të formve të ndryshme, figurat janë të vendosura në 69 medaljone dhe shtatë rrathë që ndërpriten nga skenat e sipërpërmendura ku do të veçonim medaljonët me figura kafshësh dhe shpendësh. Në rindërtimin që u bë ne shek e IV pas Krishtit u ndryshua dhe mozaiku, u pikturua një pemë Eukariste, një vazo me bisqe rrushi, dy zogj të vegjël dhe dy pallonj. Mozaikët e Baptisierit të Butrintit kanë vlera të mëdha.
Tempujt
Përmenden dy tempuj njëri ndodhet poshtë teatrit dhe tjetri sipër teatrit. Tempulli i sipërm i përket shekulli të III-të para Krishtit është ndërtuar në të njëjtën kohë me Teatrin, brenda ndodhet bazamenti që ngrihet altari këmba e tij mbështetet mbi putra luani. Kjo dysheme u shtrua me mozaikë bardhë e zi. Tempulli i poshtëm mendohet se është më i hershmi. Në shpinën e tij ndodhet një shpellë, nga ku rridhte ujë ky ujë mendohet të ketë pasur vlera shëruese. Në shek e IV-II-te u ndërtua tempulli me formën e drejtëkëndëshit në brendësi të tij janë gjetur disa shtatore.
Bazilika e Butrintit
Eshtë ndërtuar në fund të shek të VI para Krishtit. Muret e saj janë të ndërtuar me gurë ndërsa mbulesa me formë harkore të dritareve me tulla, e mbuluar me cati druri, ruhen sot muret rrethuese dhe dyshemeja e shtruar me pllaka guri. Ky monument i përket periudhës Bizantine ndodhet ne VL të qytetit. Pjesa qëndrore është rindërtuar në shek e IX. Mendodhet që kjo pjesë ka qene e shtruar me mozaikë
Pusi i Nimfave
Eshtë ndërtuar në shekullin e VI deri në shekullin e I para Krishtit, gjëndet pranë portës së Luanëve dhe ka një thellësi prej 5 m. Në buzët e tij gjenden disa mbishkrime. Në Butrint gjenden edhe dy puse të tjera.
U ndërtua në vitet 1807-1808, qëllimi i ndërtimit të saj ishte parandalimi i ushtrive Franceze që vinin nga Korfuzi dhe kërkoni të merrnin Butrintin. Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjella ka një sistem mbrojtje që të bie në sy, synimi ishte mbrojtja nga deti që realozohej nga dy kulla me trashësi 2.80 m dhe me një lartësi 5m të pajisura me frëngji topash. Kështjella ka dy porta njëra prej tyre komunikon me kanalin e Vivarit.
Ishujt e Ksamilit
Pranë qytezës së Ksamilit gjënden katër ishuj me një sipërfaqe rreth 9 ha. Ishujt janë të veshur me bimë e shkurre me gjelbërim të përhershëm. Në ishujt shkëmborë të Ksamilit gjënden dhe plazhet më të bukura në gjithë Rivierën. Dallohen për natyrën e tyre ekzotike me ujra të pastër kristal dhe gurë të vegjël. Ishujt e Ksamilit janë shumë të frekuentuar për sezonin e verës nga pushues të shumtë venda dhe të huaj. Kohët e fundit janë ngritur edhe lokale një mundësi më shumë për të kaluar puashimet në Sarandë. Për të mbërritur është shumë e thjeshtë funksionojnë shumë agjeci më anije dhë skafe private të cilët kryejnë sistematikisht lëvizjen e turistëve në vajtje dhe ardhje me çmime shumë të arsyshme.
Syri i Kalter
Eshtë burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë. Eshtë shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin drei në 45 m thellësi. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i malit të gjerë, është një rezervuar dhumë i gjerë i ujrave karstike. Eshtë burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ujërat e të gjithë burimeve mblidhen në liqenin artificial ku eshte formuar edhe diga e Bistricës. Liqeni ka një sipërfaqe rreth 9 ha, rritet dhe një numër i madh me peshq. Pranë syrit të Kaltër ndodhet një Bar-Restorant dhe disa shtëpiza për pushuesit. Syri i kaltër vizitohet shumë nga turistët ditorë dhe është pjesë e itinerarit që ndjek çdo turist që viziton sarandën. Butrint-Lëkurës-Syri i Kaltër.
Kalaja e Lekursit
Kalaja e Lekurësit është ndërtim i shekullit të XVI. Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të vecantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL. Kati i parë ka shërbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6.70-7m trashësia e tyre deri në 2 m. Sot në lëkurës funksionon një bar-restorant me arkitekturë të hershme dhe tepër bashkëkohore, ofron një shërbim ideal. Eshtë kthyer në një nga pikat më të bukura turistike dhe nga më të frekuentuarat për cdo turist që viziton Sarandën.
Manastiri i Mesopotamit
Ndodhet në pjësën jugore të fshatit Mespotam, fare pranë Finiqit. Ne fillim ka egzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ndërtuar Kisha e Shën Kollit, mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin i IX Monomaku. Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekurë tepër të vecantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtëkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha që ekziston akoma. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të mëdha. Mure e jashtme janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj. Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm. Zbukurimet murale janë në forma të ndryshme përmendim: një shqiponjë dy dragoj dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndodhet një kafshë mitologjike. Kisha ka një sallë të madhe brenda dhe dy të vogla. Mozaiku i sallës i ruajtur akoma paraqet një dragua me krahë hapur. Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845 këto rindërtime e kanë ndryshuar shumë pamjen e kishës dhe mendohet që të ketë humbur shumë vlera.
Finiqi
Eshtë vendbanim i lashtë i njohur me emrin FOINIKE. është kryeqyteti i Kaonisë. Mendohet të jetë formuar si qytet në shekullin e V-të para Krishtit