Robert Lanza: Jeta krijoi universin, jo anasjelltas

76

fizika kuantikePjesa dërrmuese e shkencëtarëve mund të thonë se koncepti i jetës së përtejmë është i pakuptimtë, apo i pa provueshëm. Por një ekspert thotë se ai ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar jetën pas vdekjes dhe këtë mund ta zbulojmë përmes fizikës kuantike.

Profesori Robert Lanza thotë se teoria biocentrizmit na mëson se vdekja që njohim ne është një iluzion i krijuar nga koshienca njerëzore. “Ne mendojmë se jeta është thjesht një aktivitet i karbonit dhe një bashkëveprimi molekular, jetojmë për disa kohë dhe më pas tretemi nën tokë”, tha shkencëtari për “Daily Mail”.

Lanza, i cili punon për Universitetin Wake Forest të North Carolina-s në SHBA, thotë se ne si qenie njerëzore besojmë te vdekja sepse “na kanë mësuar të parët se vdesim”, e thënë ndryshe, koshienca jonë është e lidhur me jetën brenda trupit dhe ne e dimë se trupi vdes. Teoria e tij e biocentrizmit shpjegon se vdekja nuk është aq fataliste sa mendojmë ne.

Biocentrizmi klasifikohet si teoria e gjithësisë dhe vjen nga greqishtja, ku në qendër të saj është jeta. Sipas teorisë, besohet se jeta dhe biologjia janë në qendër të gjithçkaje, dhe se jeta krijoi universin dhe jo universi jetën. Kjo do të thotë se është koshienca njerëzore ajo që përcakton madhësinë e objekteve në univers.

Lanza e shpjegon këtë me shembullin se si ne e perceptojmë botën që na rrethon. Njeriu e sheh qiellin blu, dhe atij i është thënë se ngjyra që ai sheh është blu, por qelizat në trurin e njeriut mund të ndryshohen për ta bërë atë që ta shikojë qiellin ngjyrë të gjelbër apo të kuq. Të shohë universin nga këndvështrimi biocentrik, do të thotë që hapësira dhe koha janë thjesht mjete të fiksuara në trurin tonë.

Kjo do të thotë se vdekja dhe ideja e pavdekësisë ekzistojnë në një botë pa kufij hapësinorë apo linearë. Teoricienët e fizikës besojnë se ka një numër të pafund universesh me varietete të ndryshme njerëzish dhe realitetesh.