Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, 2 të vdekur, 1 i plagosur

63

policia-rrugore (1)Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme në Maminas. Automjeti tip ‘BMWX6’ me targë “CZ442BJ” me të cilin po udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar vdekjen e dy prej pasagjerëve si dhe plagosjen e shoferit.

Si pasojë e plagosjes, kanë mbetur të vdekur shtetasit, Flamur Muka 45 vjeç dhe Muhamet Buzi 45 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Artur Ziu 50 vjeç.

I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit të Durrësit ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave  të lejuara