Rama takohet së shpejti me Tsipras

69

Kryeministri Edi Rama kë bërë të ditur se do të takohet “së shpejt me homologun grek Aleksis Tsipras”.

“Do të takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Athinë apo në Tiranë, por pritet të takohemi së shpejti”. Këtë deklaratë Rama e ka bërë gjatë një intervistë të shkurtër me agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, në Tiranë, ku po mbahet Konferenca per “fake neës”.

“Ndodhemi në një proces dialogu shumë intensiv dhe diskutimesh për shumë çështje, por që nuk ishin shtruar kurrë me vullnet të plotë dhe vendosmëri për zgjidhje”, tha me tej Rama.

Duke folur per marrëdhëniet midis të dy vendeve, kryeministri shqiptar ka thene:

“Është një marrëdhënie historike dhe tradicionale dhe siç ndodh gjithmonë me fqinjët, nuk shkon gjithçka në mënyrë të përkryer…  E dimë këtë nga mëhalla jonë. Qoftë në fshat, qoftë në qytet, qoftë midis shteteve, është e njëjta gjë. Mund ta kuptosh këtë nëse ndjek një ndeshje futbolli midis fqinjëve: është si luftë”, tha Rama.

“Jemi të gatshëm që ta përmirësojmë këtë marrëdhënie dhe po e bëjmë këtë”, shtoi kryeministri.

“Ngandonjëherë ndodhin gjëra të papëlqyeshme, por tani marrëdhëniet janë të mira dhe më e rëndësishmja është se nuk ekziston armiqësi ndërmjet të dy popujve. Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë. Të tjerat janë thjesht politikë”, përfundoi Edi Rama.