Betohen në Belgjikë këshilltarët komunalë me origjinë shqiptare

20

Në zgjedhjet e tetorit 2018 në Belgjikë dolën fitues disa këshilltarë komunalë me origjinë shqiptare në qytete të ndryshme. Të djelën u betuan për detyrën e re Behar Sinani në komunën Jette, Muhamet Begaj në komunën Saint Josse si dhe Habibe Duraki në komunën Evere. Ndërkohë që ditën e djeshme u betua për detyrën e re në qytetin e Namurit edhe Nermin Kumanova.

Fitues nga këto zgjedhje ka dalë edhe Amet Gjana, deputeti i parë dhe i vetëm shqiptar në Parlamentin e Brukselit.

Emra të tjerë fituesish me origjinë shqiptare i shtohen kësaj liste si:  Deniza Miftari në komunën e Roseslares, Anila Elezaj- Beca në komunën e Namur, Fatmir Limani në Koekelberg, Aleksandra Ali Kokaj në Uccle, Kevin Likaj në Schaerbeek si dhe Arsim Jakupi në Evere.

Suksese të gjithë fituesve dhe punë të mbarë në detyrën e re.