Rama takohet me Presidentin e Komisionit Europian, Barroso

72

ramaNë vijim të axhendës së tij të ngjeshur, kreu i qeverisë Edi Rama sapo është takuar me Presidentin e Komisionit Europian, Barroso. Në përfundim të takimit, ato dhanë një konferencë për shtyp ku Barroso deklaroi se, reformat duhet të vijojnë dhe se nuk ka kohë për të humbur.

“Zgjedhjet në Shqipëri shkuan vërtet mirë. Duhet një konsensus i përgjithshëm si një projekt kombëtar. Pata kënaqësinë ta dëgjoj zotin Rama rreth kësaj çështjeje. Është i domosdoshëm përkushtimi dhe dialogu për suksesin e Shqipërisë. Është e rëndësishme që të përkushtoheni në disa çështje kryesore. Bashkëpunimi mes opozitës dhe maxhorancës kërkon vëmendje të veçantë. Nuk ka kohë për të humbur, reformat duhet të vijojnë”, -tha Barroso.

Ndërkohë kreu i qeverisë Rama deklaroi se shpresojmë të arrijmë sa më shpejt statusin duke qenë të bindur se vendi ynë do të arrijë në një nivel të ri.

“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin ato që ishin falë mbështetjes tuaj dhe mbështetjes sistematike të komisionerëve. Shqiptarët votuan, vendosën t’i japin mundësinë aleancës sonë. Mesazhi i tyre ishte i qartë: ata nuk votuan për të ndërruar një kryeministër me një tjetër, por për të ndryshuar vendin e tyre. Ata votuan për më shumë mundësi për t’u bërë pjesë e BE. Ambicia jonë është e dukshme, ne kemi premtuar dhe gjithçka që ju keni thënë, ne e mbështesim. Shpresojmë që të arrijmë sa më shpejt statusin.  Jemi të bindur se vendi ynë do të arrijë në një nivel të ri”, -tha Rama.