Rama në ‘Opinion’: Kush prek votën, duhet të ketë bërë gati dhe vrimën ku do të futet

22

opinion-e1362379044876Lideri opozitar Rama i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut iu nënshtrua një interviste të stilit hetuesi, me të vetmin ndryshim, që nëse në një sallë hetuesie, detyra e hetuesit është zbulimi i së vërtetës, detyra e drejtuesit të emisionit ishte mbrojtja pa kushte e Kryeministrit në detyrë.

Gjatë emisionit, Rama deklaroi një mesazh shumë të qartë për të gjithë ato që do të përpiqen të fusin duart në procesin elektoral duke i kërcënuar publikisht se do të përballen me ligjin.

Unë dorëheqje mbas zgjedhjeve të vjedhura jo vetëm që nuk mund të jepja, por nëse do të kisha dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vjedhura, unë do të kisha tradhtuar PS dhe sot ne nuk do të ishim këtu 3 ditë para fitores. Nuk tërhiqem unë përpara hajdutëve të zgjedhjeve”, ka thënë Rama duke iu përgjigjur pyetjes përse nuk dha dorëheqjen më 2009-s dhe më pas ka paralajmëruar:

Nëse këtë herë do të prekin votën, do të duhet të kenë përgatitur edhe vrimën se ku do të futen.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka rënduar shumë dënimet për ata që prekin procesin zgjedhor. Nëse dikush merr përsipër që të prekë votën, duhet të marrë parasysh më parë se ku do të fshihet. Nëse në këtë hajdutëri do të marrë pjesë dhe Saliu edhe ai duhet ta mendojë mire”.

Lideri opozitar u prononcua edhe mbi çështjen e 21 janarit, duke deklaruar se kjo çështje do të zbardhet deri në fund dhe se, do të dalin përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjeve dhe vetë vrasësit.