Jep dorëheqjen nën presion, Shefi i Policisë së Kukësit

59

muli1-300x229Ka dhënë dorëheqjen Shefi i Policisë së Rendit në Kukës, Emro Zholi. Vetëm dy ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare Shefi i Policisë së Kukësit ka dhënë dorëheqjen me motivacionin zyrtar atë të ‘mbingarkesës në punë’.

Ndërkohë që ky motivacion lë hije dyshimi për disa arsye, e para se kuadrot e lartë policore që kur pranojnë poste të tilla e kanë tashmë të marrë në konsiderate faktin e një mbingarkese normale pune.

Së dyti, presionet e larta shtetërore në këtë zonë dhe fakti i vënies në epiqendër nga shtypi i terroreve policore të ndodhura së fundmi në qarkun e Kukësit, me urdhër nga lartë duket të jenë edhe shkaku i dorëheqjes së tij. Policia e cilësuar të ketë vepruar me urdhër nga lartë,  ka bastisur pa mandate përkatës shtëpitë e drejtuesve të LSI-së duke terrorizuar familjarët dhe banorët përreth dhe duke i shoqëruar këto persona në komisariate për t’i mbajtur aty për disa orë, nën terror psikologjik.

Ministri i Brendshëm Flamur Noka, që është në krye të këtij qarku, është vënë nën akuzë publike nga LSI dhe PS për shkelje ligjore të vazhdueshme, për presione politike që ushtron ndaj segmenteve politikë në qarkun e Kukësit, duke dhënë urdhër për bastisje të banesave të tyre dhe për presione ndaj administratës në këtë qark.

Siç duket dorëheqja e Shefit të Policisë së Kukësit, vjen në këtë klimë parazgjedhore ku i duhet të përballet nga njëra anë me presionet për shkelje ligjore dhe nga ana tjetër me presionet për ndëshkime penale, përballë këtyre shkeljeve ligjore.

Nëse edhe sipas burimeve që diskutohen, dorëheqja vjen pikërisht nën këtë kuadër, është për t’u vlerësuar fakti i distancimit të tij nga të qënurit palë e presioneve të vazhdueshme për shkelje ligjore, me synim deformimin kushtetues të rezultateve zgjedhore.