Berisha në Top Story, i sigurt në një mandat të tretë qeverisës

55

largea_berisha2006-ts11371801317I ftuar në emisionin Top Story të Sokol Ballës, ku mungonte prej vitesh, Kryeministri Berisha u shpreh i bindur në një fitore dhe në një mandat të tretë qeverisës. Ai deklaroi se, janë dy avantazhe të tij gjatë këtyre zgjedhjeve, fakti që ai di t’i mbajë premtimet dhe fakti, se programi i tij është programi më i mirë që ekziston aktualisht.

Ndërsa nuk u shpreh qartë në lidhje me opsionet në rast humbjeje të partisë së tij, ai deklaroi se do të lexonte verdiktin e sovranit dhe do të merrte vendimet e duhura.

Berisha e mohoi mundësinë, për t’i kërkuar një bashkëpunim të mundshëm LSI-së pas zgjedhjeve:

« Unë personalisht them jo. Sepse atëherë nuk ishte në koalicion me Ramën tani është në koalicion me të. Nuk i qëndroi përgjegjësisë së saj por u largua para kohe dhe nuk ka asnjë lloj motivi që të bëjë koalicion me partinë demokratike pas zgjedhjeve”,- deklaroi Berisha.