Edi Rama
Faleminderit për mundësinë që më dhatë! Në të njëjtën kohë unë ndihem shumë mirënjohës ndaj Erikut dhe ekipit të BERZH-it, të cilët na vunë ne në një pozitë, nga ku jemi në gjendje të fillojmë një program të përbashkët që në thelb do të trajtojë problemet që u përmenden disi këtu.
Shkurtimisht, mund të them se në Shqipëri, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, ne po jetojmë një moment shumë të veçantë. Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë një rajon i karakterizuar nga konfliktet, betejat dhe lufta mes njëri-tjetrin.
Viti i ri që po vjen, 2014, do të jetë viti i parë në historinë e ekzistencës të Ballkanit, kur ne do të jemi në shtëpi dhe asnjë nuk do të jetë me armë në dritare, duke ia drejtuar fqinjit. Është viti i parë i ri që e gjen këtë zonë pa konflikt. Ajo që ka ndodhur është procesi i paqes, me një shpejtësi të caktuar, por edhe nëpërmjet shumë vështirësish, që përfshiu të gjithë, duke përfunduar me paqen mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. E gjithë kjo ka ndodhur në emër të Evropës. Gjithsecili ka marrë përsipër përgjegjësinë të luftojë për paqen dhe të bëjë paqe me tjetrin, për shkak të kësaj ëndrre, integrimit në Evropë.
Por, në anën tjetër, ekziston një situatë paradoksale, pasi e gjitha kjo po ndodh në një moment në të cilin Bashkimi Evropian nuk është ekzaktësisht ai që ne kishim në mendje, kur nisëm të luftonim për të. Dhe, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë përballemi me një gjë ndryshe nga ajo që kishim ëndërruar.
Unë jam shume i interesuar për këtë raport, pasi ai nënvizon diçka, që gjithmonë apo në një farë mënyre, mund të jetë harruar gjatë gjithë këtyre përpjekjeve që të çojnë drejt Evropës dhe që ka të bëjë me kapitalin njerëzor. Sa më shumë që luftojmë për një të ardhme më të mirë, aq më shumë e kuptojmë se vendet, në fund të fundit, nuk janë të pasura për atë që kanë, por për atë që ato dinë. Sa më shumë përpiqemi të kuptojmë pse gjermanët janë kaq më të mirë se ne, aq më shumë e kuptojmë se kjo ka të bëjë me dijen. Nëse shikoni vendet që u bashkuan njëra pas tjetrës dhe shikoni ne që jemi ende në të njëjtin vend, mendoj se është e lidhur së pari e mbi të gjitha, me dijen. Edhe të dhënat mbi kapacitetin thithës të çdo vendi janë gjithashtu të lidhura me dijen. Kështu, të investosh për dijen është një gjë shumë e rëndësishme për t’u bërë, por në të njëjtën kohë është shumë më shumë e vështirë për vende që kanë shumë e më shumë probleme. Duket se ne na duhet të përballemi me një dilemë kontradiktore, sepse kur investon mbi dijen nuk rizgjidhesh, pasi merr shumë kohë. Në anën tjetër, kur nuk investon mbi dijen, mund të rizgjidhesh, por do të duhet të përballesh me shumë telashe.
Kështu që zgjedhja për mua është shume qartë: Ne na nevojitet e duhet të investojmë më shumë mbi kapitalin njerëzor, në të gjitha fushat. Ne na nevojitet e duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkuar forcat dhe këtë paqe ta vendosim në themel të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet bashkëpunimit rajonal.
Do të doja ta mbyllja me një episod. Dy javë më parë vizitova Maqedoninë dhe pata një konferencë për shtyp me Kryeministrin maqedonas. Siç kam ndjekur politikën në televizion, çdo kryeministër që shkon në Maqedoni dhe vjen nga Maqedonia në çdo konferencë për shtyp premton ndërtimin e një pjese të linjës hekurudhore që lidh hekurudhën shqiptare me atë maqedonase dhe që s’ka ndodhur. Kur m’u desh të bëj deklaratën time për shtyp, hasa në këtë frazë – “ne do ta ndërtojmë këtë” – dhe nuk e shqiptova, por thashë që supozohem të them këtë, por unë nuk kam për ta thënë këtë. Pasi, imagjinoj duke parë veten në televizion dhe e ndjej veten si pjesë të këtij dështimi. Ajo, për të cilën po e them këtu, është se ne të gjithë kemi nevojë për pjesë të vogla hekurudhash, pjesë të vogla autostradash, pjesë të vogla linjash interkonjeksioni për energjinë, pjesë të vogla legjislacioni që të lidhim hapësirat e tregjeve tona. E gjitha kjo mungon, sepse ne jemi shumë të vegjël dhe kemi shumë probleme për të zgjidhur këtë me mjetet tona, me buxhetin tonë, me resurset tona.
Kështu që, ne duhet absolutisht të bashkohemi dhe të avokojmë një mënyrë tjetër zhvillimi, që duhet të mbështetet më shumë në vizionin pa kufij dhe më shumë mbi të menduarit e gjeneratës së re të vendeve tona, si gjeneratë e re e evropianëve, pa pritur që kjo do të ndodhë kur të jemi në Evropë, sepse do të rrezikonim që në njërën anë të ishim jashtë Evropës dhe në anën tjetër, do të kishim një gjeneratë tjetër që do të ishte larg të qenit gati për t’u sjellë si qytetarë evropianë. Dhe kjo, jo pa arsye.