Rama: Berisha, katra-gjyshi që braktisi Beratin

57

945416_10151456940046523_1411267374_nNdërsa ka zhvilluar një “kënd fjale” në Poliçan, kryesocialisti Rama tha se ato janë ndëshkimi i qeverisë, që duhet t’ia japin jo vetëm socialistët por dhe demokratët.

“Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se çfarë do i thotë popullit të Skraparit dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur nëse ka mbërritur në këtë rrugë dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresisteët, por dhe demokratët e thjeshte të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallto, që ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza me e rendë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë. 10 mijë janë shiritat,për inaugurime nga 7 deri në 8 herë të rrugëve dhe rrugicave për të manipuluar këtë popull për propagandë”, tha Rama.

Rama shtoi se Berisha nuk mbajti as premtimin për rrugën që të çon në Malin e Tomorrit ndërsa suke iu referuar Beratit dhe pasurive kultorore të tij, kryesocialisti Rama premtoi se pas 23 qershorit do të bëhet për këtë qytet historic ajo që nuk është bërë për 20 vjet.

“Pikërisht këtu në qarkun e Beratit ka gënjeshtra jo me këmbë të shkurtra por rrugë më këmbë të gjata. Ky nuk është gjyshi, por katra-gjyshi, se këtë e tregojnë ato dy katrat që ka në fletën e votimit. Premtoi se do ta bënte rrugën turistike të Tomorrit e nuk e bëri. Iu ngjitha asja rruge me makinë, ihste një tmerr. Po sikur të ishte vetëm ajo, do ishte gjysma e keqes. Që nga rruga hyrëse në qytetin e Beratit deri në qytet, që është i listuar në pasuritë e botës, më thoni se cili komb do t’ia lejonte vetes këtë braktisje të një thesari?! Asnjë shtet, asnjë qeveri, vetëm këtu dhe vetëm me saliun. Po kështu Kruja, po kështu Gjirokastra, të gjitha amanetet e të parëve që ky e propagandon me fjalë po s’e ka bërë me vepra. Në qarkun e Beratit do bëjmë sa për 20 vjet të marra së bashku” tha Rama.