Arvizu: Policia na dha garanci për neutralitet

60

Ndërsa kanë mbetur 16 ditë nga dita kur shqiptarët do t`i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re, ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka marrë garancinë për një fushatë zgjedhore dhe votime të qeta.

Diplomati amerikan është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj me të cilin ka diskutuar në lidhje me rolin e policisë gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së votimit.

Në një prononcim për mediat pas takimi, Burgaj ka theksuar se policia e shtetit do të zbatojë ligjin duke respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve për të votuar.

aleksander-arvizu-hysni-burgajNdërsa ambasadori Arvizu u shpreh se mori garancinë për neutralitetin e policisë gjatë procesit zgjedhor.

“Mbështes gjithçka që tha drejtori i Policisësë Shtetit, Hysni Burgaj. Falenderojmë Policinë e Shtetit për angazhimin dhe bashkëpunimin e saj në 365 ditët e vitit. Gjatë fushatës elektorale fatkeqësisht kanë ndodhur disa incidente por policia na siguroi se do ofrojë një periudhë para dhe një ditë zgjedhjesh të qetë dhe paqtë. Drejtori i policisë Burgaj dhe stafi i tij na kanë siguruar se janë të përkushtuar për këtë gjë. Burgaj përmendi edhe neutralitetin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor. Mbështetësit e partive mund ta bëjnë më të lehtë punën e policisë duke zbatuar ligjet dhe duke qenë të kujdesshëm.  Kjo është ajo që SHBA pret dhe shpreson gjatë këtij procesi zgjedhor” tha ambasadori.

Ditët e fundit, ambasadori amerikan Arvizu ka qënë mjaft aktiv duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 23 qershorit.