PS: KQZ tentativë për ndryshim rezultati zgjedhor, si më 2011 me zgjedhjet Bashkiake

55

largea_kqz-al1356622584KQZ vendos me katër vota, hapjen e të gjithë kutive të votimit për Qarkun e Lezhës. PS ka bërë të ditur, se do të ankimojë çështjen duke iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor. E njëjta situatë sipas PS-së, u përdor edhe gjatë zgjedhjeve të 2011 ku votat u deformuan brenda kutive të mbyllura.

Genc Gjonçaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së ka deklaruar për mediat, se një vendim i tillë është i turpshëm dhe lë vend për dyshim për një proces si ai i vitit 2011.

Ne nuk kemi frikë nga procesi i rinumërimit, nuk administrojmë asnjë rast përveç atyre qendrave në 10 kuti që ne i denoncuam. Ajo që po ndodh, është që komisioni po fut duart në kutitë e votimit që janë jashtë administrimit të partive politike. Komisioni vendosi të hapë të gjitha kutitë e votimit në qarkut Lezhë, veprim absurd i pabazuar në ligj në kundërshtim me eksperiencën e derisotme në procesin zgjedhor.

Në 2011, kjo KQZ ndërroi në tavolinë mandatin e Bashkisë së Tiranës, mes këtyre procedurave, kjo procedurë përveç zgjatjes së shpalljes së rezultatit dhe përfundimit të procesit mes procedurave pranë kolegjit bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në qark, kemi dyshime serioze se procesi përsërit atë të 2011 pra të deformimit të votës brenda kutive të mbyllura”,- ka deklaruar Gjonçaj.