Kryeministri i Lituanisë: Mbështesim rrugën e Serbisë për në BE

51

610_276d6fb2d7e9cbb9b295fa0412da682fKryeministri i Lituanisë Algirdas Butkevičius, vendit që ka marrë Presidencën e radhës në Këshillin e BE-së, është takuar me Kryeministrin serb, Ivica Dacic

Takimi që u zhvillua ditën e enjte u fokusua në marrëdhëniet bilaterale, procesin e integrimit europian të Serbisë dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Presidenca e Lituanisë është e interesuar në zgjerimin e BE-së, si rrjedhojë një vëmendje e madhe i është kushtuar diskutimit të procesit të integrimit europian të Serbisë.

Lituania mbështet aspiratat e Serbisë për fillimin e negociatave, dhe do të kërkojë të sigurojë përgatitjen e duhur për to. Ne e vlerësojmë Dialogun Beograd-Prishtinë, reformat e nevojshme në vazhdimësi dhe përparimin e Serbisë në këtë aspekt”, -tha Kryeministri i Lituanisë, Butkevičius.

Gjatë takimit të Dialogut të 19 prillit, një Marrëveshje u arrit mbi administratën e veriut të Kosovës, ku jetojnë përafërsisht 50 mijë serbë. Sipas Kryeministrit serb, është e kuptueshme se fillimi i bisedimeve të negociatave të BE-së do të varet në progresin e arritur në implementimin e Marrëveshjes Beograd- Prishtinë, kryesisht në fushën e ligjit, dhe Serbia do të luftojë për plotësimin e shpejtë të të gjitha kushteve të ngritura.

Në fund të qershorit, Këshilli i Europës vendosi për fillimin e negociatave të aderimit të Serbisë në BE, jo më vonë se Janari 2014 dhe ftoi Komisionin të hartojë mandatin për negocime me Serbinë dhe fillimin e kapitujve negociues. Nëse negocimet me Serbinë, për sa i përket aderimit në BE fillojnë më Janar 2014, kjo do të thotë se puna përgatitore duhet të fillojë gjatë presidencës së Lituanisë.

Kryeministri Algirdas Butkevičius deklaroi gjithashtu, se Parlamenti i Republikës së Lituanisë ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë. Përpara ratifikimit, Parlamenti adoptoi një rezolutë, duke i bërë thirrje Serbisë të vazhdojë procesin e përmirësimit të ekonomisë së vendit dhe mjedisit të biznesit, të luftojë korrupsionin dhe të sigurojë sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e investimeve të huaja direkte./im.ta/